Page 206 - Demo
P. 206
Na u martua nëna me tim ungj,Me të kunatin me të vëllan’ e babës, Po që m’i ngjan tim eti aqë pakSa un’ Herkulit! Brenda në një muaj!Pa tharë krip’ e lotëve dinakeNë syt’ e saj të skuqur e të vrarë.Na u martua! Oj, sa shpejt, sa ndyrëU sul, u shtri në shtrat, n’incest pa turp!Nuk ësht’ as mundet të mbarojë mirë; Po plas, o zemër, se s’do hapur goja7! (Hyjnë Horati, Marceli dhe Bernardi.)Uilliam Shekspir, Hamleti, Përkth. Fan Noli, Tiranë, 2005, f. 22-237 Meqë i duhet vënë fre gjuhës! Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Cila është rëndësia që zë ky moment në veprimin e mëtejshëm të tragjedisë?2. Evidentoni disa nga motivet shekspiriane që reflektohen që në aktin e parë të tragjedisë. 3. Në aktin e parë mbizotëron: pikëllimi dhe dyshimi apo ndrojtja dhe dilema; dashuria dhe urrejtja apo guximi dhe vetëmohimi?4. Ku duket në fragment që Hamleti respekton kodet dhe zakonet? Analizë përmes shembujve 5. Hamleti është vetëm. Si ndihet ai? Përshkruani shenjat e vetmisë dhe të dyshimit të tij. Reflektim dhe vlerësim dijesh 6. Si përshkruhet mbreti i vrarë dhe nëna e Hamletit në këtë akt?7. Diskutoni rreth mesazhit që përcjell vargu: Dobësi, ke emrin grua! Fjala dhe përdorimi i saj 8. Shpjegoni forcën e fjalës në këtë monolog.9. Gjeni fjalët dhe shprehjet që tregojnë aftësinë parashikuese të Hamletit për ngjarjet që do të pasojnë. Detyrë dhe këshilla 10. Shpjegoni referimet e Hamletit te figurat mitologjike. Cili është funksioni i tyre në këtë skenë?S T U D I M T E K S T I 204

