Page 207 - Demo
P. 207
Këshillat e Polonit për LaertinLaerti, djali i Polonit dhe vëllai i Ofelisë, po përgatitet të niset për në Francë. Ai paralajmëron motrën e tij që të mos i marrë seriozisht deklaratat e dashurisë së Hamletit. Edhe pse ndjenjat e Hamletit mund të jenë të sinqerta, ai mbetet një princ, dhe për këtë arsye nuk është i lirë të martohet me kë të dojë. Mbërrin Poloni, i cili i jep këshilla shumë të vlefshme për jetën Laertit dhe i kërkon Ofelisë që të shmangë Hamletin. Ofelia i premton se do t’i bindet atij.FRAGMENTAkti I, Skena III (v. 61-87)(Një odë në shtëpin’ e Polonit)Laerti, Ofelia, PoloniPOLONIKëtu, Laert, akoma! Shpejt n’anije!Se er’ e mirë po i fryn pëlhurëtDhe po të presin. Hajt, më paç uratën! (I vë dorën Laertit mbi kokë.)Dhe shkruaji ndër mend këto këshilla: Në kokë ç’ke, mbi gjuhë mos e nxirr, Mos shfaq me vepër një mendim pa vend. Ji familjar, po jo vulgar aspak. Mikun, që ia provove dashurinë,E lidh në shpirt me rrathë prej çeliku; Po mos lodh dorën duke përkëdhelurÇdo shok të ri, çdo zog pa pendë. U ruaj nga çdo sherr; po kur të kapesh, Qëndro q’armiku të ta ketë frikën.Vër vesh të gjitha, po jip zë më pak; Dëgjo këshilla, rezervo gjykimin. Të shtrenjta bleji rrobat, sipas qeses, Të pasura jo të ndritshme; Se veshja shpesh e proklamon njerinë1; Dhe frënqt e shkallës më të mirë Këtu veçan tregojnë hollësinë2. Mos merr as mos jep hua kurrë; Se shpesh humbet dhe mikun dhe paratë, Kursimit huaja ia thyen qipin. 1 Sepse veshja tregon çfarë njeriu je. 2 Në Francë njerëzit e shtresave të larta vishen me shumë kujdes dhe kanë sqimë sidomos në veshje. 3 Gjithmonë të jesh besnik dhe t’i qëndrosh besnik vetes. Poloni këshillon Laertin para se ai të niset për në Francë.Skena marrë nga filmi i vitit 1996, me aktorët Riçard Brirs në rolin e Polonit, Keit Uinslet në rolin e Ofelisë dhe Majkëll Maloni në rolin e Laertit. 205

