Page 209 - Demo
P. 209
Hamleti njoftohet për ardhjen e aktorëveKlaudi u kërkon dy miqve të fëmijërisë së Hamletit që të hetojnë princin për të zbuluar shkaqet e “transformimit” të tij. Poloni, këshilltari i mbretit, mendon se çmenduria e Hamletit është për shkak të vajzës së tij, Ofelisë. Për mbretin dhe mbretëreshën, këto shpjegime nuk janë aspak bindëse. Mbretëresha mendon se ka qenë martesa e tyre e nxituar që e ka bërë djalin e saj të humbasë arsyen. Vjen Hamleti, që shtiret si i çmendur, gjë që i lejon atij që të bëjë shaka me komentet dhe provokimet e Polonit. Hamleti e zbulon shpejt se Rozenkranci dhe Gildensterni janë dërguar nga ana e mbretit për ta hetuar dhe e kthen bisedën rreth ardhjes së një kompanie aktorësh, për teatrin dhe rolet kryesore, të cilat u besohen fëmijëve dhe adoleshentëve. FRAGMENTAkti II, Skena II (v. 305-332)(Një odë në kështjellë)Hamleti, Gildensterni, Rozenkranci1 Hamleti shumë i mërzitur, thotë se toka, me strukturën e saj të bukur, i duket si një shkëmb pa jetë, qielli që është si një mbulesë e shkëlqyer, kupa e mrekullueshme qiellore që na rri sipër si një çati madhështore, e qëndisur me zjarr të artë, i duken si një përzierje e urryeshme prej avujsh dhe mortajash. 2 Për Shekspirin njeriu është krijesa më e përsosur dhe të qenit njeri është privilegj. Të thuash për dikë që ai është “njeri”, është vlerësimi më i lartë që mund t’i bëhet dikujt. 3 Vepra shekspiriane mishëron idetë dhe botëkuptimin e Rilindjes, himnizon bukurinë e natyrës dhe të njeriut, miqësinë e sinqertë. Personazhet shekspiriane, janë njëherazi njerëz dhe titanë krenarë e fisnikë, me një etje të pashuar për të bukurën dhe drejtësinë, me një botë të pashtershme shpirtërore. Në personazhet e tij, ai shfaq besimin e tij te njeriu, te virtytet e tij, në forcën dhe aftësinë e tij për të ecur përpara në rrugën e progresit drejt përsosmërisë.Hamleti me Gildensternin dhe Rozenkrancin, që i ka dërguar mbreti për ta njoftuar për ardhjen e aktorëve.HAMLETIDo t’ju them përse; kështu, meqenëse e mora vesh punën para se të ma zbuloni, s’keni nevojë t’i thoni mbretit dhe mbretëreshës që ma treguat dhe s’ju bien pendët në sy të tyre. Tani në fund – nuk e di përse – kam humbur tërë qejfin dhe kam lënë mënjanë lodrat e mia të zakonta; dhe jam aq keq nga gjendja shpirtërore sa kjo ndërtes’ e mirë, dheu, më duket si një shkëmb i thatë; kjo mbules’ e shkëlqyer, era, ky firmament i bukur, që na varet përsipër, ky kulm madhështor i qëndisur me zjarr t’artë, s’më duket veçse si një përzierje e ndyrë prej avujsh dhe mortajash1. Çfarë vepër është njeriu2! Sa bujar nga arsyeja! Sa i pakufishëm nga zotësitë! Nga shtati dhe nga lëvizjet, sa i hijshëm dhe sa i çuditshëm! Nga veprimi si engjëll! Nga kuptimi si perëndi! Xhevahir i botës! Kurora e gjërave të gjalla!3 Dhe, megjithatë, sa për mua ç’është kjo kuintesencë prej pluhuri? Njeriu s’më gëzon; jo, as gruaja, ndonëse me nënqeshjen tuaj më dukeni sikur thoni që po.ROZENKRANCIImzot, s’kam patur një gjë t’atillë ndër mend. HAMLETIAherë, përse qeshe kur thashë që “njeriu s’më gëzon”. ROZENKRANCISe u mendova, imzot, se në qoftë se s’të gëzon njeriu, çfarë pritje kreshmore do t’u bësh aktorëve; i gjetëm udhës; dhe vijnë këtu të blatojnë shërbimet e tyre. 207

