Page 21 - Demo
P. 21


                                    Grameno, Kristo Floqi, Gjergj Fishta, Ethem Haxhiademi, Teki Dervishi, Ymer Shkreli, Kasëm Trebeshina, Sabri Hamiti, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Stefan Çapaliku etj.S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Tekstet letrare, për lehtësi studimi, grupohen në lloje, gjini letrare. Cili është dallimi mes gjinisë dhe llojit letrar? Këtë ndarje paraqiteni me anë të një skeme. gjini letrare; lloje letrare.2. Sipas Aristotelit, cila gjini cilësohej e lartë dhe cila e ulët? Po sot, a i përmbahemi të njëjtit klasifikim? 3. Plotësoni tabelën e mëposhtme për ndarjen e veprave në bazë të gjinive letrare.Klasifikimi i gjinive letrare sipas AristotelitKlasifikimi i gjinive letrare në ditët e sotmeLlojet Nënllojet4. Shpjegoni kuptimin e koncepteve: epikë, lirikë, dramatikë.5. Cilat janë format e para letrare të gjinisë epike? 6. Shpjegoni karakteristikat kryesore të mitit, legjendës, poemës epike, tragjedisë, komedisë dhe romanit. 7. Si ndahen tekstet dramatike sipas llojeve dhe nënllojeve të tyre? Analizë përmes shembujve 8. Lexoni fragmentet e dhëna. Dalloni llojin, nënllojin dhe gjininë e teksteve të mëposhtme. Evidentoni karakteristikat kryesore të tyre.Teksti 1 Karakteristika Teksti 2 Karakteristika“Prometeu i lidhur”Pushteti Arritëm tek më i largëti, cep’ i dheut, këtu, në malet e Skithis së shkretë ku këmba e njeriut nuk shkeli kurrë.………………………………Tani shit mend po deshe dhe shko vidh thesaret e hyjnive për të vdekshmit!Hefesti Ja dy, Pushet e Dhunë, e kryen punën. Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.PrometeuMedet! Për vuajtjet sot po ulërij dhe për mundimet që më vijnë nesër, mjerimet, vall’ a kanë një fund për mua?Të ardhmen un’ e di që më përparaEskili______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________“Këngët e Milosaos”Pse të venë në det mendimet, zemra ime? Zbardhuan anijezat, panë këndej e u fshehën… Erdhi dita e Arbërit! Doemos do vdesim në shtrat, në mos rënçim përpara shtëpive tona, e nën dhe do na harrojnë shokët e vëllezërit, krojet e katundi ynë. Tani që nata e zezë me shiun e saj të butë kudo i përbalti udhët, hapni ju derën tek të përhedhurat çupa lozin të harruara...Kënga V______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25