Page 210 - Demo
P. 210
HAMLETIAi që lot mbretin, mirë se të vijë; madhështi e tij do të ketë nderimet e mia; kalorësi i aventurave do të përdorë shpatën dhe mburojën e tij; dashnori nuk do të psherëtijë darovisht; grindaveci do ta mbarojë rolin e tij në paqe; gastori do t’i bëjë të qeshin të gjithë ata që gudulisen; dhe zonja do ta shfaqë mendimin e saj lirisht, ose vjersha e lirë do të çalojë nga kjo shkujdesje, Çfarë aktorë janë? ROZENKRANCITamam ata që të pëlqenin aq shumë, tragjedianët e qytetit4.U. Shekspir, Hamleti, Përkth. Fan Noli, Tiranë, 2005, f. 81-82 Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Vini re tonet ironike të Hamletit në fillim të fragmentit. Renditni disa nga arsyet e këtij qëndrimi.2. Ndaluni te vargu: Imzot, s’kam patur një gjë t’atillë ndër mend. Si do ta përshkruanit prej këtij vargu miqësinë e Rozenkracit e të Hamletit? Analizë përmes shembujve 3. Analizoni pikëpamjen humaniste të Hamletit për njeriun në këtë fragment. 4. Pse Hamleti u sugjeroi aktorëve pikërisht atë dramë? 5. Çfarë kërkon Hamleti nga aktorët? Si duhet të jenë ata? Reflektim dhe vlerësim dijesh 6. Diskutoni rreth mesazhit: Njeriu s’më gëzon. Fjala dhe përdorimi i saj 7. Gjeni fjalët kyçe në vargjet që pasojnë dhe shpjegoni kuptimin që Hamleti u jep atyre.Njeriu s’më gëzon; jo, as gruaja, ndonëse me nënqeshjen tuaj më dukeni sikur thoni që po. Detyra dhe këshilla 8. Oratoria e Hamletit bie në sy gjatë gjithë veprës. Si shfaqet ajo në këtë skenë? 4 Pas kësaj, Hamleti mirëpret aktorët. Ata lexojnë disa vargje mbi vdekjen e Priamit, mbretit të Trojës dhe zinë e mbajtur nga gruaja e tij, Hekuba. Poloni merr aktorët me vete, me përjashtim të aktorit kryesor, të cilit Hamleti i kërkon të vënë në skenë dramën Vrasja e Gonzagësdhe të thotë disa vargje të shkruara nga ai. I mbetur vetëm, Hamleti mrekullohet me fuqinë e teatrit dhe mërzitet për inercinë e tij. Ai ka vendosur që të paraqesë vrasjen e babait të tij përpara xhaxhait, në mënyrë që të shohë reagimet e tij, që ta demaskojë dhe të hakmerret për të atin.S T U D I M T E K S T I 208

