Page 211 - Demo
P. 211
Të rrosh a të mos rroshMbreti dhe mbretëresha vendosin të zbulojnë arsyen e çmendurisë së Hamletit, prandaj e vënë atë përballë Ofelisë, e cila shtiret sikur është vetëm, ndërsa Poloni dhe mbreti fshihen mbas një perdeje. Hamleti më shumë sesa të hakmerret për të atin, kërkon të ndreqë prapësinë e botës. Meqë nuk arrin ta bëjë këtë, ai përpëlitet në gjendjen që gjen shprehjen në monologun: Të jesh a të mos jesh (Të rrosh a të mos rrosh). FRAGMENTAkti III, Skena I (v. 70-102)(Një odë në kështjellë)HAMLETITë rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja; M’e lart’ është vallë të duroshHobe, shigjeta fati të tërbuarA të përballsh një det të turbull helmeshMe arm’ e fund t’u japësh1. Të vdeç – të flesh – Jo më! – dhe me një gjumë të mbaroshÇdo zemërdhembje, mijëra tronditje, Që trupi prej natyrës trashëgon. Ja një qëllim që duhet dëshëruarMe gjithë shpirt. Të vdeç – të flesh; të flesh?A ndofta t’ëndërrosh! Ah, këtu ngec; Se ç’ëndrra shohim n’atë gjumë – vdekje, Pasi na shkundet kjo pështjell’ e mortme, Kjo frikë na qëndron; ja arsyejaQë aq’ e zgjat një jetë me mjerime; Se kush duron përbuzjen dhe kamxhikn’ e botës, Zullumn’ e shtypësit2, përdhunën e krenarit,Lëngimn’ e dashuris’ së papërfillur,Vonimn’ e ligjit, gojështhurjen e zyrtarit, Dhe shkelmet, që çdo vlerë zemërgjerëNga të pavlershmit merr3, kur mund ta lajëHesapin fare me një copë thikë? Kush vallë barra mban e kush dërsin, Rënkon nënë një jetë të mërzitur, Po vetëm tmerr i asaj diç4 pas vdekjes, Vendit të pazbuluar, nga s’na kthehet1 Çështja qëndron në faktin nëse shpirti bujar duhet të durojë hobetë dhe shigjetat e një fati fyes apo të rrokë armët për t’u dhënë fund mjerimeve të pafundme? 2 Padrejtësitë e tiranëve. 3 Fyerjet që njerëzit pa vlera u bëjnë njerëzve të duruar e me vlera. 4 Diçka. Monologu “Të jesh a të mos jesh”. i recituar nga aktori Lorenc Olivier, në filmin e vitit 1948. Aktorët Lorenc Olivier në rolin e Hamletit dhe Xhejn Merilin Simons në rolin e Ofelisë. 209

