Page 212 - Demo
P. 212


                                     Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Këtu jemi në monologun e famshëm hamletian. Cili është qëllimi i monologut dhe çfarë konflikti ndez ai? Veçoni pikën kulmore. 2. Këtu ndeshen njeriu me vese me njeriun e drejtë. Si jepet kjo luftë midis së mirës dhe të keqes?3. Për ç’arsye e ndërpret monologun në fund Hamleti?4. Shpjegoni raportin midis qëllimit hamletian dhe realitetit. Analizë përmes shembujve 5. Ç’përfaqëson Hamleti? Çfarë misioni merr përsipër ai? Si jepet nga mjeshtri i tragjedisë ky mision?6. Analizoni karakteristikat e monologut të famshëm hamletian.7. Zgjeroni kuptimin e vargut: një det të turbull helmesh dhe shpjegoni figurën stilistike që është përdorur në të. Reflektim dhe vlerësim dijesh 8. Diskutoni dilemën e famshme hamletiane: Të rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja.9. Hamleti del si njeri i veprimit apo i ëndrrës? Gjeni figurat stilistike në këtë monolog.  Fjala dhe përdorimi i saj 10. Shpjegoni peshën kuptimore të fjalës ose të togut të fjalëve në shembujt e dhënë: zemërdhembje, mijëra tronditje, lëngimn’ e dashuris’.11. Cili është roli i foljeve dhe i emrave që ndërtojnë sinonimi dhe antonimi si në rastin e shembujve: vdeç – të flesh, gjumë – vdekje? Detyra dhe këshilla 12. Komentoni vargjet: Kush vallë barra mban e kush dërsin/ Rënkon nënë një jetë të mërzitur. U. Shekspir, Hamleti, Përkth. Fan Noli, Tiranë, 2005, f. 101-102 Kurr’ udhëtari, na trullos vullnetin, Dhe vuajmë të ligat që po kemiSesa hidhemi n’ato që s’dimë. Kështu na bën ndërgjegja gjith’ frikaçë; Kështu dhe ngjyr’ e gjall’ e rezolutës5Sëmuret, verdhet nga hij’ e mendimit, Dhe plane të mëdha e rëndësoreNdalen, përçajnë rrjedhjen dhe humbasin Emrin e veprimit6...S T U D I M T E K S T I 5 Ngjyra natyrore e kurajës, e vendosmërisë. 6 Hamleti e ndërpret monologun kur shikon Ofelinë, e cila hiqet sikur ka shkuar aty për t’i kthyer atij dhuratat që ky i ka bërë asaj. Hamleti, pasi i bën pyetjet: A je e ndershme? A je e bukur? dhe bën arsyetimin që “fuqia e bukurisë mund ta transformojë nderin në panderësi më shpejt se forc’ e nderit ta kthejë bukurinë në shëmbëllësi të tij”, që tregon se e ka kuptuar që Ofelia është dërguar aty nga Poloni dhe mbreti, duke e lënë veten të bëhet vegël në duart e tyre, i mohon dashurinë dhe e këshillon të mos martohet, por të mbyllet në ndonjë manastir.210
                                
   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216