Page 213 - Demo
P. 213


                                    Hamleti në varrezë me kafkën e JorikutNë skenën e parë Hamleti (i kthyer nga Anglia) dhe Horati takojnë dy varrmihës që po hapin varrin e Ofelisë. Hamleti flet për kuptimin e jetës dhe të vdekjes. Hamleti shqyrton kafkat e të vdekurve dhe mallëngjehet me atë të Jorikut. Ai nuk di gjë për vdekjen e Ofelisë, derisa sheh të afrohet arkivoli i saj. Hamleti zihet me Laertin, i cili e akuzon si fajtor për vdekjen si të babait, ashtu edhe të motrës së tij. Mbasi i ndajnë, ai deklaron dashurinë e tij të madhe për Ofelinë: “E desha Ofelinë! Dyzet mijë vllezërMe dashurin’ e tyre bashkë s’mundninT’arrinin timen”. FRAGMENTAkti V, Skena I (v. 149-199)(Elsinor. Një varrezë)Dy gaztorë varrmihës, Hamleti dhe HoratiHAMLETI: Sa kohë i duhet njeriut në varr gjersa të tretet?I PARI GAZTOR: Për zotin, në mos qoftë i kalbur para se të vdesë, – sikundër ka sot shumë kufoma, që mezi mbajnë gjersa t’i këllasim në dhe, – mund të qëndrojë tetë vjet a nëntë vjet; një lëkurtar qëndron nëntë vjet.HAMLETI: Po pse ky qëndruaka më tepër se të tjerët?I PARI GAZTOR: Përse? Se i është punuar lëkura si meshin dhe s’merr ujë brenda për shumë kohë; dhe uji është ai që tret kufomën. Shiko këtë kafkë; kjo ka qenë në varr këtu e njëzet e tre vjet. HAMLETI: E kujt ka qenë?I PARI GAZTOR: Ka qenë e një njeriu të marrë; e kujt besoni të ketë qenë?HAMLETI: Nuk e di.I PARI GAZTOR: E hëngërtë dreqi zuzarin e marrë! Më ka derdhur një herë një shishe verë të Rinit mbi kokë. Tamam kjo kafkë, or tungjatjeta, ka qenë kafka e Jorikut, gaztorit të mbretit. HAMLETI: Kjo?I PARI GAZTOR: Tamam kjo!HAMLETI: Nëma ta shoh. (E merr kafkën). Ah, i mjeri Jorik! E kam njohur, Horat: bandill me shaka pa fund e fantazi të ndritshme; më ka mbajtur mbi supet një mijë herë; dhe më ngjethen mishrat tani që e kujtoj! Më qëndron një lëmsh në grykë tani që e shoh! Këtu i kish ato buzë që i kam puthur kushedi sa herë. Ku m’i ke tani qesënditë? Kërcejtjet? Këngët? Shkrepjet e gazmorisë, që e bënin sofrën të oshtinte nga të qeshurat? Tani hiç, tani s’më ke as sa të tallesh me thartëqeshjen tënde; tani m’i vare buzët fare. Shko tani te oda e zonjës dhe thuaji se, sado ta lyejë fytyrën, prapë kështu ka për të mbaruar; dhe bëje të qeshë me këtë. Të lutem, Horat, më thuaj një gjë. HORATI: Ç’gjë imzot? HAMLETI: A beson që Aleksandri ka pasur këtë pamje pas vdekjes? HORATI: Tamam kështu. HAMLETI: Dhe binte erë kështu? Puh! (E lë kafkën përtokë.)HORATI: Tamam kështu, imzot. Hamleti mallëngjehet kur shikon kafkën e Jorikut. Skena është marrë nga filmi i vitit 1996, me aktorin Keneth Branah në rolin e Hamletit.211
                                
   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217