Page 214 - Demo
P. 214
S T U D I M T E K S T I HAMLETI: Në sa përdorje të poshtra mund të na kthehet kufoma, Horat! Përse imagjinata të mos mundë ta gjurmojë pluhurin e Aleksandrit gjer sa ta gjejë tek po mbyll një vrimë muri? HORATI: Kjo do t’ish një konsideratë tepër e çuditshme. HAMLETI: Jo, për besë, aspak; sikur ta vazhdojmë në atë udhë me mjaft masë dhe të udhëhiqemi prej probabilitetit. Kështu, fjala vjen: Aleksandri vdiq; Aleksandri u kthye në pluhur; pluhuri është baltë; prej baltës bëjmë tëkaçe, dhe përse me këtë tëkaç, të mbrujtur prej baltës s’Aleksandrit, të mos mbyllim lëfytin e një vareli prej birre? Cezar i madh na vdiq, na u bë llomëDhe na shërben për vrimat si ballomë:Ajme! U drodh prej tij e tërë bota,Dhe sot e fryn, e rreh suferin shqota,(Hyjnë priftërinj në procesion me kufomën e Ofelisë, Laerti, mbretëresha, pasues e vajtues.)U. Shekspir, Hamleti, Përkth. Fan Noli, Tiranë, 2005, f. 198-201 Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Në cilin moment të subjektit jemi këtu? Çfarë ka ndodhur dhe ç’detaje ka zgjedhur autori për të treguar se diçka e keqe ka ndodhur?2. Çfarë ju bën përshtypje në fjalët e Hamletit para kafkës së Jorikut? 3. Çfarë mendoni se do të ndodhë kur lexoni didaskalitë: (Hyjnë priftërinj në procesion me kufomën e Ofelisë, Laerti, mbretëresha, pasues e vajtues.)4. Mjetet ndihmëse, që zbulojnë botën e personazheve, janë shumë të rëndësishme për portretizimin e tyre. Evidentoni disa të tilla në këtë fragment. Analizë përmes shembujve 5. Analizoni trishtimin e Hamletit.6. Ç’nënkupton shprehja: Për zotin, në mos qoftë i kalbur para se të vdesë? Reflektim dhe vlerësim dijesh 7. Pse kjo pjesë është e rëndësishme për portretizimin e Hamletit?8. Në këtë fragment bie në sy ironia dhe situatat absurde. Diskutoni për rolin e tyre në dhënien e atmosferës edhe përmes këtij shembulli: Kjo do t’ish një konsideratë tepër e çuditshme/ imagjinata të mos mundë ta gjurmojë pluhurin e Aleksandrit gjer sa ta gjejë tek po mbyll një vrimë muri? Cila nga situatat të çon tek absurdi dhe cila tek ironia? Fjala dhe përdorimi i saj 9. E hëngërtë dreqi më ngjethen mishrat. Ç’efekt kanë shprehje të tilla? Si e pasurojnë ligjërimin e veprës urimet, mallkimet, frazeologjia e proverbat? Detyra dhe këshilla 10. Diskutoni për situatën parapërgatitore në të cilën autori e vë Hamletin para se të marrë vesh vdekjen e Ofelisë. Si është gjendja e tij psikologjike? Si e përshkruan autori tensionin psikologjik?212

