Page 215 - Demo
P. 215


                                    Dueli dhe fundi i tragjedisë Në skenën që mbyll tragjedinë, Hamleti i tregon Horatit se si ka zëvendësuar letrën e mbretit që u kërkonte autoriteteve angleze ekzekutimin e tij me një letër ku kërkohej ekzekutimi i Rozenkrancit dhe Gildensternit. Hamleti në fillim përpiqet të pajtohet me Laertin, duke i kërkuar falje për dhimbjen që i ka shkaktuar, por Laerti këmbëngul të bëjnë duel. Dueli është çasti më prekës, pika kulminante e tragjedisë. Raundin e parë e fiton Hamleti dhe mbretëresha ngre dolli me gotën me helm. Hamleti dhe Laerti shkëmbejnë shpatat dhe helmohen të dy. Mbretëresha vdes. Laerti i thotë Hamletit që shpata e tij ishte me helm dhe i tregon planin e mbretit. Hamleti hidhet mbi mbretin, e plagos me shpatën me helm dhe e detyron të pijë nga gota e helmuar. Vdes pasi i lë porosi Horatit të tregojë tragjedinë e tij dhe shpreh publikisht dëshirën që princi i Norvegjisë të bëhet mbret i Danimarkës. FRAGMENTAkti V, Skena II (V. 319-384)(Një sallë në kështjellë)Hamleti, Horati, Osriku, Mbreti, Mbretëresha, zotërinj dhe pasues me rapjera, LaertiLAERTIU kapa si një zog në grackën time; U vrava drejtësisht nga pabesia.HAMLETISi është mbretëresha?MBRETII ra zalia nga gjaku që ju rrjedh.MBRETËRESHAJo, jo, po vera, vera – Hamlet, bir, -E pira, vera! – Më helmuan! (Vdes.)HAMLETIO poshtërsi! Mbyllni dyert!O tradhëti! Kërkojeni dhe gjejeni. LAERTIE ke këtu, imzot, dhe je i vrarë!Asnjë ilaç në botë s’bën dobi,Dhe s’ke më tepër se gjysm’ orë jetë; Strumentin tradhtar e ke në dorëTë mprehur, të helmuar, pabesiaM’u kthye përmbi kokë; ja, jam shtrirëDhe s’ngrihem më; jot ëm’ ësht’ e helmuar,S’mund më; ja, mbreti, mbreti e ka fajin.HAMLETIMaj’ e rapjerës qenka e helmuar!Dueli mes Hamletit dhe Laertit 213
                                
   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219