Page 216 - Demo
P. 216


                                    Aherë, helm, mbaroje punën tënde!(E godet mbretin.)TË GJITHËO tradhëti! O tradhëti!MBRETIMë mbroni, shokë, më plagosi vetëm.HAMLETINa, incestar, mbretvrasës i mallkuar, Pi kupën tënde, pi, gëlltit farmakun!Na dhe margaritarin e kurorësDhe shko pas nënës sime! (Mbreti vdes.)LAERTIGjeti ç’lypte.E ka gatuar vetë atë helm.Le të shkëmbejmë ndjesë, bujar Hamlet; Mos paç më qaf’ as mua as tim atë, As unë ty! (Vdes.)HAMLETITë faltë zoti! Pas të vij! Po vdes, Horat!O mbretëresh’ e mjerë, lamtumirë!Dhe ju, q’u drodhët, u verdhët nga kjo pamje. Të kisha kohë, - po zaptia vdekjeMë kapi e s’më lëshon! - oh, ç’do t’ju thosha! -Po ashtu qoftë. Ja, po vdes, Horat; Ti rron; tregoju çështjen time drejtAtyre që s’e dinë mirë. HORATIAspak mos e beso; më tepër jamRoman i vjetër sesa jam danez; Këtu ka mbetur ca farmak për mua.HAMLETISi trim që je, nëm kupën; lëre, mos; Për zotin nema! O Horat i dashur,Sa emër të plagosur do të lë, Në mbetshin punët të panjohura!Në qoftë se vërtet më do me zemër, Largoje lumtërinë për ca kohëDhe me pahir merr frymë te kjo botëPër të treguar historinë time.(Dëgjohet një marsh për së largu dhe shkrehje përbrenda.)Po ç’është kjo shamatë luftëtare?OSRIKUPrinc Fortimbrasi, që u kthye mundës1,Po përshëndosh bajlozët e Anglisë. HAMLETIHorat, po vdes!Helm i fuqishëm mendjen po ma err; S’rroj të dëgjoj të ratë nga Anglia. Po parathem që Fortimbrasi zgjidhetSi mbret i ri; ka votën time vdekëse; 1 Princ Fortimbrasi, që u kthye fitimtar.214
                                
   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220