Page 217 - Demo
P. 217


                                     Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Si e kuptoni krahasimin në vargjet: U kapa si një zog në grackën time; U vrava drejtësisht nga pabesia?2. Këtu jemi në fund të tragjedisë. Cilat momente shënojnë pikën kulmore dhe zgjidhjen e kësaj tragjedie?3. Jepni detajet ku tregohet gjakftohtësia e Laertit për dy vdekjet që i gjëmojnë në vesh Hamletit.4. Shpjegoni metaforën: O mbretëresh’ e mjerë, lamtumirë!5. Si e kuptoni shprehjen: Po kohë nuk kam?  Analizë përmes shembujve 6. Si jepet në këtë fragment fakti që personazhet e Shekspirit sundohen nga pasionet? Ilustrojeni mendimin tuaj.7. Analizoni pasthirrmat e Hamletit. Çfarë nënkuptojnë ato?8. Si ju duket pabesia që mëton Laerti? Si ndiheni pas konstatimit të tij dhe pse? Reflektim dhe vlerësim dijesh 9. Reflektoni mbi amanetin e Hamletit. 10. Si vijnë njëra pas tjetrës vdekjet? Jepni raportin emocional të secilës prej tyre. Në ç’mënyrë ndikojnë ato në zgjidhjen e konfliktit?11. Ku ndryshon Hamleti nga Laerti? Ç’përcjellin në vetvete të dy personazhet? Fjala dhe përdorimi i saj 12. Shpjegoni përmes marrëdhënieve foljore kuptimin e shprehjes: Gjeti ç’lypte.  Detyra dhe këshilla 13. Komentoni vargjet e fundit: Tani një zemr’ e lartë na kërcet! Oh, mirë vafsh, o mik e princ i ëmbël/ Dhe engjëj të këndofshin në pushim.Kështu i thuaj, dhe ia numroTë gjitha ngjarjet, të mëdha, të vogla, Q’e shkaktuan. – të tjerat janë heshtje. (Vdes.)HORATITani një zemr’ e lartë na kërcet! Oh, mirë vafsh, o mik e princ i ëmbël, Dhe engjëj të këndofshin në pushim.U.Shekspir, Hamleti, Përkth. Fan Noli, Tiranë, 2005, f. 227-230S T U D I M T E K S T I 215
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221