Page 218 - Demo
P. 218


                                    PUNË ME PROJEKT DRAMATIZIMRomeo dhe Zhuljeta, realizimi i projektitFaza e tretë e projektit mund të zgjasë disa ditë, të cilat mund të jenë të mbushura plot punë dhe aktivitet deri në ditën e shfaqjes. Takimet së bashku janë më të shpeshta. Kjo fazë realizohet mbi reflektimet e diskutimit në seancën e kontrollit të ecurisë dhe konkretizon rritjen profesionale të të gjithë pjesëmarrësve në projekt. Prova e përgjithshme (gjenerale)para shfaqjesPas reflektimit vjen prova gjenerale dhe përgatitjet për të. Kjo është një shfaqje e vërtetë. Ndryshimi midis saj dhe finales është se salla mund të mos jetë e mbushur plotësisht dhe nxënësi ka mundësi të rregullojë gabimet e bëra.Ajo kërkon disiplinë të lartë.Përkushtimi duhet të jetë maksimal.Vëmendja duhet të jetë aktive.Besimi duhet të jetë reciprok.Gjendja emocionale duhet të karakterizohet nga pozitiviteti dhe vetëbesimi.Reflektimi:- bëhet i plotë, i tërësishëm ose i pjesshëm;- kërkon shpejtësi dhe guxim.Gjatë reflektimit:- merren parasysh gabimet dhe mangësitë e konstatuara;-  shqyrtohen dhe kontrollohen ato edhe në ditët më pas.Reklama para shfaqjesDramatizimi është një shfaqje e vërtetë. Si e tillë, ajo ka nevojë për një reklamë të mirë, me të cilën merret drejtori i shfaqjes.Reklama mund të bëhet:në gazetën e shkollës; në senatin e shkollës përmes një lajmërimi që ai e shpërndan më pas;në TV, radio, gazetë lokale etj.;përmes rrjeteve të ndryshme sociale;me një poster ose fletëpalosje.Kujdes:Posteri duhet t’i ketë të gjitha elementet, si: vepra, autori, regjisori, aktorët, kohën dhe vendin e shfaqjes së saj, ndonjë të dhënë të veçantë për veprën etj.Shembull posteri 216
                                
   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222