Page 222 - Demo
P. 222


                                     Tiparet dhe parimet estetike të klasicizmit Klasicizmi është një ndër tri drejtimet letrare të shek. XVII dhe zgjati rreth 150 vjet. Dy drejtimet e tjera janë realizmi i Rilindjes dhe letërsia baroke. Shkrimtarët më të mëdhenj të shek. XVII janë francezët Pier Kornej, Zhan Rasin, Molier, Zhan deLa Fonteni, Nikola Bualoi, anglezi Xhon Milton dhe spanjolli Lope de Vega.Ndikim të madh në letërsinë franceze, po aq sa kardinali Rishëlje në politikë, pati poeti Fransua de Malerb (1555-1628) për të cilin krijimtaria artistike duhej të ishte në shërbim të politikës së oborrit mbretëror. Shkrimtarët francezë u ndikuan edhe nga racionalizmi kartezian, sipas të cilit pasionet e njeriut dhe ndjenjat personale duhet të kontrollohen dhe t’i nënshtrohen arsyes e vullnetit të njeriut. Shkrimtarët klasikë nuk i përkasin të njëjtit brez ose ndonjë grupimi homogjen me parime të sanksionuara të detyruara për t’u ndjekur nga të gjithë. Pothuajse shumica e kryeveprave të teatrit klasik ishin botuar dhe shfaqur në skenë përpara se shkrimtari dhe kritiku francez Nikola Bualoi (1636-1684) të botonte, më 1674, Artin poetik që formulon, shtjellon dhe përmbledh parimet themelore dhe rregullat e klasicizmit. Këto parime të doktrinës klasike janë një sistem rregullash të ngurta, ndrydhëse për krijuesin dhe nuk u zbatuan asnjëherë në mënyrë mekanike e të verbër.  Parimet dhe rregullat e klasicizmit1. ArsyejaSipas Bualoit, nëpërmjet arsyes vepra artistike fiton vlera dhe bukuri. Krijimi letrar duhet t’i nënshtrohet arsyes, të udhëhiqet e frymëzohet prej saj, t’i largohet fantazisë e shprehjes së ndjenjave personale. Vepra duhet të ketë një ekuilibër të jashtëm e të brendshëm të dukshëm, të karakterizohet nga koherenca, qartësia dhe harmonia mes përmbajtjes dhe formës. Tekstet dramatike duhet të përbëhen nga 5 akte: në aktin e parë bëhet njohja ose PËRFAQËSUESIT KRYESORË DHE VEPRAT E TYREKlasicizmi Shekulli XVII është shekulli i luftës mes sistemit feudal dhe atij borgjez, që filloi me revolucionet në Vendet e Ulëta (1566-1609) dhe në Angli (1640-1668). Kjo luftë i dha goditjet e para, e tronditi, por nuk e përmbysi feudalizmin. Në Francë sundonte pushteti absolut i Luigjit XIV, i të ashtuquajturit “mbreti Diell”, i cili e përmblodhi gjithë fuqinë në duart e tij sipas parimit të vet “shteti jam unë”. Ai sundoi dhe siguroi fronin, sepse paralizoi çdo orvatje për dobësimin dhe rrëzimin e pushtetit. Këtë e bëri duke mbështetur dhe duke përkrahur herë klasën feudale, aristokracinë, dhe herë klasën borgjeze që rritej dhe fuqizohej ekonomikisht, pa të drejta politike. Në këtë mënyrë nuk la që të forcohej asnjëra nga të dyja. Prestigji i monarkisë absolute u rrit, u zhvillua ekonomia, industria, kultura dhe artet. Më 1635 u krijua Akademia Franceze. Në këtë periudhë, që njihet si “shekulli i artë”, lindi dhe lulëzoi teatri klasicist francez. Nikola Bualoi,autor i veprës Arti poetik 220
                                
   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226