Page 223 - Demo
P. 223
paraqitja e personazheve dhe në fund të pjesës nuk mbetet asnjë dyshim a paqartësi për fatin e personazheve; subjekti përshkallëzohet në mënyrë të studiuar përmes akteve me gjatësi pak a shumë të njëjtë; respektohen tri njësitë e trashëguara nga teatri antik (koha, vendi, veprimi), sepse zhvillimi i ngjarjeve në 24 orë, në të njëjtin vend dhe me një linjë veprimi të subjektit e bën strukturën e veprës të qartë dhe të qëndrueshme. 2. Tema me karakter universalSipas autorëve klasikë, natyra njerëzore mbetet e pandryshueshme, pavarësisht momentit historik, vendit apo kushteve politikoshoqërore ku jeton njeriu, ndërsa e bukura shihet si kategori e pandryshueshme dhe e përjetshme. Ata studiuan pasionet e përhershme që gjenden në çdo vend e në çdo kohë, si dashuria, ambicia, lakmia etj. Prandaj në veprat e tyre personazhet nuk zhvillohen, karakteri i tyre është i dhënë një herë e përgjithmonë.3. Frymëzim nga arti antikVeprat e autorëve grekë e latinë konsiderohen si vepra artistikisht të përsosura dhe si modele të bukurisë. Shkrimtarët francezë krijuan vepra origjinale, sepse nuk bënë një imitim servil të artit klasik antik, por i panë veprat e antikitetit si modele për subjektet, rregullat dhe teknikat.4. E vërteta dhe e natyrshmjaBualoi tregon rëndësinë që ka vërtetësia e trajtimit të problemeve dhe të karaktereve: Asgjë nuk është më e bukur se e vërteta, vetëm e vërteta është e pëlqyeshme. Realiteti i paraqitur prej tyre ishte Lorent de la Hije, Muza Enterpe,alegori e muzikës, 1648Pallati i Versajës, rezidencë e Luigjit XIV, i projektuar nga arkitekti Lui Le Va. Klod Gele, i njohur edhe si Klod Loren, Peizazh baritor, 1644.221

