Page 224 - Demo
P. 224


                                    i kufizuar edhe pse ata mendonin se paraqitnin realitetin, duke e përshkruar besnikërisht atë. Jo rrallë, e vërteta ngatërrohej me të mundshmen, me atë që dukej si e vërtetë.5. Respektimi i normave të sjelljes dhe të shijes së shëndoshë Ndalohej përzierja e gjinive (kërkohej ndarja e elementeve komike nga ato tragjike), të cilat renditeshin sipas hierarkisë: në krye qëndronte tragjedia, pastaj epopea dhe në fund komedia. Autori kërkonte të ishte në harmoni me moralin dhe shijet e publikut, me qëllim që të merrte miratimin e tij. Ai duhej ta prekte spektatorin, por jo ta trondiste; skenat e rënda ose të vrasjeve, nuk duhej të ndodhnin në skenë, por i rrëfeheshin spaktatorit nga personazhe që ishin dëshmitarë të tyre. Viktor Hygo ka thënë: Në teatrin klasik ajo që ishte më e rëndësishme ndodhte në prapaskenë dhe jo në skenë.6. Karakteri didaktik i artit klasikVepra artistike duhej të pëlqehej dhe t’u mësonte diçka njerëzve, në mënyrë që shkrimtari të ndikonte pozitivisht dhe të kryente misionin e tij, ashtu si tragjedia antike realizonte katarsisin, pastrimin e ndjenjave dhe të pasioneve njerëzore. Teatri i Kornejit ilustron madhështinë e njeriut, ai i Rasinit synon të jetë një shkollë virtyti, ndërsa i Molierit godet veset dhe zakonet duke qeshur. Zhan de la Bryer thotë se Korneji i paraqet njerëzit siç duhet të jenë, kurse Rasini siç janë.  Qëndrimi i shkrimtarëve francezë ndaj doktrinës klasicisteNë krijimtarinë e tyre, shkrimtarët francezë nuk u bënë skllevër të rregullave të mësipërme, por, në përputhje me mënyrën se si e konceptonin teatrin dhe rolin e tij, mbajtën parasysh një tërësi parimesh pak a shumë koherente. Ata me gjenialitetin e tyre u ngritën mbi doktrinën klasike, krijuan vepra të pavdekshme dhe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në lëvrimin e gjuhës letrare franceze. Molieri thoshte se ata që flasin më shumë për parimet dhe i njohin ato më mirë se të tjerët shkruajnë vepra që askush nuk i pëlqen. Trajtimi i temave me karakter universal nuk bëri që Korneji, Rasini dhe Molieri të shkëputeshin nga realiteti i kohës. Karakteret dhe veset e personazheve të Molierit kanë vlerë universale dhe të përgjithshme, por pikënisjen e marrin nga realiteti; Korneji i bën jehonë politikës së monarkisë absolute; La Fonteni me fabulat e tij alegorike jep dëshmi për realitetin e kohës. Klasikët ngritën lart forcën e arsyes njerëzore, u përqendruan në analizën psikologjike të shpirtit njerëzor, trajtuan idetë e përgjithshme dhe ndjesitë më të zakonshme njerëzore të përbashkëta për të gjithë njerëzit. Personazhet ndjekin një vijë të vetme zhvillimi, i karakterizon një ndjenjë e fortë, por e vetme, janë mishërim i një cilësie ose i një vesi që i mposht të tjerët dhe shpesh janë të zhveshur nga virtyte apo të meta të tjera. Kjo gjë i bën skematikë, pa gjallërinë e duhur.  Përfaqësuesit kryesorë të klasicizmit dhe veprat e tyre më përfaqësuese Pier Korneji (1606-1684), themelues i tragjedisë klasike franceze, i mori subjektet nga legjendat dhe historia. Tragjedia e tij Sidi (1636), shënon krijimin e teatrit klasik francez. Vend parësor në veprat e tij zënë kontradiktat që lindin në shpirtin e njeriut, mes interesave personale Pier Korneji (1606-1684)222
                                
   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228