Page 225 - Demo
P. 225


                                    dhe atyre shoqërore, triumfi i arsyes dhe mposhtja e pasioneve. Korneji kapte atë që ishte e përhershme në natyrën njerëzore pa e vënë në raport me kushtet historike e shoqërore. Heronjtë e tij kanë ndjenja fisnike, si nderi, patriotizmi, vetëmohimi, shpirti i sakrificës etj., dhe pasione të fuqishme, si ambicia dhe hakmarrja. Kryeveprat e tij janë tragjeditë Sidi (njeriu i ndodhur në situata ekstreme, përballë dilemash të vështira dhe madhështore, i drejtuar në jetë nga arsyeja dhe nga parime të shëndosha morale), Horaci (heroizmi, besnikëria dhe vetëmohimi i njerëzve që vënë interesat e shtetit mbi ato personale), Nikomedi (arbitrariteti i aristokracisë që merr nëpër këmbë dhe asgjëson të drejtat e njeriut), komedia Gënjeshtari etj. Dashuria zë një vend të dorës së dytë në veprat e tij (Rodrigo duhet të zgjedhë mes hakmarrjes për të vënë në vend nderin e babait dhe dashurisë për vajzën e atij që duhet të vrasë). Zhan Rasini (1639-1699) konsiderohet si krijuesi i tragjedisë psikologjike dhe përfaqësuesi më tipik i klasicizmit francez, pasi në teatrin e tij ilustrohen më së miri parimet bazë të doktrinës. Ai e koncepton teatrin në përputhje me këto parime, por pa iu nënshtruar verbërisht atyre. Parimi kryesor i tij ishte të pëlqehej nga publiku dhe ta prekte atë në ndjenja. Në tragjeditë e tij, ku harmonizohet analiza psikologjike me forcën poetike, veprimi është më pak i ndërlikuar, përmbajtja është më reale dhe njerëzore. Rasini u afirmua si shkrimtari tragjik më i madh i kohës së vet për shkak të paraqitjes së efektit shkatërrues të pasioneve në veprat e tij. Koncepti i pasionit është i pleksur me atë të fatit, sepse sjellja dhe veprimet e personazheve të tij nuk varen nga ndërhyrja e ndonjë force të mbinatyrshme ose misterioze. Kryevepra të Rasinit, të shkruara gjatë një dekade (1667-1677) janë: Andromaka, Britaniku, Berenisi, Bajaziti, Mitridati, Ifigjenia, Fedra. Heronjtë e tij vuajnë nga pasionet e verbra që nuk mund t’i zotërojnë me anë të arsyes (p.sh., dashuria fatale e Fedrës, rezistenca ndaj saj, shpresa, turpi, vrasja e ndërgjegjes, xhelozia, pendimi, vetëvrasja e saj), por ai ka krijuar edhe heronj zot të vetes së tyre që drejtohen në jetë nga arsyeja (Andromaka, Titi, Berenisi). Fedrakonsiderohet si kryevepra e klasicizmit, shprehje e idealit suprem të arsyes dhe moralit. Zhan de La Fonteni (1621-1695), shkrimtar popullor dhe i njohur në gjithë botën, i konsideruar si Homeri francez, vazhdues i Ezopit, Fedrit dhe dishepull i Epikurit, ngriti shumë lart gjininë poetike të fabulës. Tregimet e tij në vargje (me origjinë të larmishme), ku veprojnë e flasin kafshë të ndryshme, me referime të qarta kritike dhe ironike përshkruajnë shoqërinë e kohës së tij dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në 12 librat e fabulave ai përshkruan hipokrizinë, dhunën, abuzimin me pushtetin etj., si dhe e fton lexuesin të kuptojë dhe të përqafojë ekzistencën në shumëllojshmërinë e saj. Morali që del nga veprat e tij është që natyra e njeriut duhet pranuar pa kushte, ashtu siç është. Vend kryesor në fabulat e tij zë vdekja dhe e drejta e më të fortit, të cilat megjithatë shoqërohen me ndjenjën e solidaritetit dhe të mëshirës për më të dobëtit. Struktura e fabulave i ngjan një drame të vogël, stili i tyre është i natyrshëm dhe i larmishëm, gjuha e pasur dhe e gjallë. Personazhet e fabulave janë figura të individualizuara dhe tipike. Pier Narsis Guerin, Fedra dhe Hipoliti, 1815223
                                
   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229