Page 226 - Demo
P. 226
Studim teksti Elemente të klasicizmit në letërsinë shqipeEthem Haxhiademi lindi më 8 mars 1902 në Elbasan dhe vdiq më 17 mars 1965 në burgun e Burrelit. Ai është autor i shtatë tragjedive: Uliksi, Akili, Aleksandri (1931), Pirrua (1934), Skënderbeu (1935), Diomedi (1936), Abeli (1939), i përmbledhjes poetike Lyra (1939) dhe i përkthimit të veprës së Virgjilit Bukolikat (1932), si dhe përfaqësuesi i rrymës letrare të klasicizmit në letërsinë shqipe. Shokët e tij tregojnë se në burgun e Burrelit ai shkroi Jeta e njeriut (roman) dhe Koha e premtueme (dramë), të cilat kanë humbur. Tragjeditë e tij, në varg njëmbëdhjetërrokësh, në kërkim të harmonisë dhe të simetrisë, ruajnë strukturën e tragjedisë franceze me pesë akte; kanë karakter edukativ e didaktik. Subjektet nga bibla, letërsia antike dhe historia kombëtare i dhanë mundësinë që të trajtojë probleme aktuale të kohës. Skënderbeukonsiderohet si tragjedia e tij më e bukur dhe si prova e parë e guximshme për të krijuar një tipologji të shpirtit të epokës së Skënderbeut. Abeli është parë si mesazh për prindërit, të cilët në sjelljen dhe ndjenjën ndaj fëmijëve të tyre duhet të ruajnë ekuilibrin. Këtë tragjedi të moskuptimit, ai e drejton kundra dukurisë së vëllavrasjes. Aty ai zbulon pasionet dhe emocionet njerëzore: dashurinë dhe urrejtjen, indiferencën dhe padrejtësinë, xhelozinë dhe lakminë, ambicien dhe egoizmin, krimin dhevëllavrasjen, mallkimin e prindit etj. 1. Pse koha në të cilën lulëzoi teatri francez u quajt “shekulli i artë”?2. Rryma letrare e klasicizmit pati parimet dhe rregullat e saj. Në cilën vepër u sanksionuan ato dhe cili qe ndikimi i saj në gjithë krijimtarinë e klasicistëve?3. Renditni autorët më të famshëm të kësaj periudhe dhe thoni se në cilat letërsi paralele e filozofi u mbështetën ata?4. Flisni për ndikimin e teatri antik në veprat e kësaj periudhe. Shpjegoni rregullën e tri njësive që u mor nga antikiteti. Ku mbështetej mbizotërimi i arsyes dhe ideja e harmonisë së dukshme me moralin në këto vepra? Si ju duket parimi klasicist: Autori duhet ta prekë spektatorin, por jo ta trondisë atë...?5. Cilat ishin disa nga temat universale dhe si ndikuan ato në dhënien e personazheve të pandryshueshme në veprat e autorëve klasicistë? Si duhet të ishte raporti i të vërtetës me jetën në veprat e kësaj rryme?6. Si reflektohen parimet e klasicistëve te vepra e La Fontenit? Gjeni fabula nga ky autor dhe shpjegoni forcën moralizuese të tyre, përmes humorit dhe figuracionit.7. Çfarë kanë në thelbin e tyre teatri i Kornejit, i Molierit dhe i Rasinit? Shpjegoni karakterin didaktik të veprave të tyre në përshtatje me rrymën klasiciste. Pse këta shkrimtarë të mëdhenj ia dolën mbanë të ishin klasicistë të mëdhenj pa u bërë rob të rregullave të ngurta?8. Gjeni informacion mbi letërsinë e Rilindjes dhe atë baroke. Analizoni pikëtakimet midis tyre dhe artit klasicist.9. Diskutoni rreth shkrimtarëve përfaqësues të kësaj rryme dhe karakteristikave të veprave të tyre. A kemi nota të klasicizmit edhe në letërsinë shqipe? Pasqyrojini ato përmes veprës së Ethem Haxhiademi.Ethem Haxhiademi224

