Page 227 - Demo
P. 227
Jeta dhe vepraNë shekullin XVII lindi dhe lulëzoi teatri klasicist francez. Tragjedia “Sidi” (1636), që shënoi fillimin e këtij teatri (e pasuar nga tragjedi të tjera politike, si “Sina”, “Polikteti”, “Rodogu”, “Nikomedi”, “Surena” etj.), himnizoi madhështinë e njeriut të udhëhequr në jetë nga arsyeja. Nga viti 1664, në skenat e Parisit filluan të shfaqeshin tragjeditë e Zhan Rasinit (“Tebaida”, “Aleksandri”, “Andromaka”, “Britaniku”, “Berenisi”, “Bajaziti”, “Mitridati”, “Ifigjenia”, “Fedra”), që u konsiderua si përfaqësuesi më tipik i teatrit klasik francez (shkroi 1 komedi dhe 9 tragjedi, shumica e të cilave kryevepra). Shkrimtari francez Zhan Batis Pokeleni, i njohur me emrin Molier, lindi në Paris në 15.01.1622 në një familje nga borgjezia e vogël. Kur ishte dhjetë vjeç, i vdiq e ëma. Gjyshi i tij e çonte shpesh të shihte shfaqjet e komedisë italiane dhe tragjeditë e vëna në skenë nga aktorë të ndryshëm. Studioi në një kolegj jezuitësh filozofinë klasike, retorikën, autorët latinë, si Plautin, Terencin, Lukrecin dhe u diplomua në fakultetin e drejtësisë së Orlinsit në vitin 1641. Molieri trashëgoi gjithashtu edhe zanatin e babait të tij si zbukurues i pallatit mbretëror. Teatri i ndriturUshtroi për pak kohë profesionin e avokatit dhe frekuentoi ambientet teatrore ku njohu komedianin italian Tiberio Fiorili dhe aktoren Madlen Bezhart. Në 30.06.1643 Molieri krijoi trupën teatrale prej dhjetë aktorësh, të quajtur Teatri i ndritur, ku ishte edhe aktor. Rivaliteti mes trupave të shumta teatrale që ekzistonin në Paris dhe mungesa e përkrahjes së oborrit mbretëror bëri që Teatri i ndriturtë mos afirmohej në publik dhe të mos kishte sukses. Në vitin 1645 Teatri i ndritur pushoi së ekzistuari. Përvoja jashtë ParisitMolieri dhe disa nga aktorët e trupës e vazhduan aktivitetin e tyre si aktorë shëtitës me një trupë teatrale në jugperëndim të Francës. Në vitin 1650 Molieri u bë drejtor i kësaj trupe, e cila jepte shfaqje në krahina të ndryshme. Këto vite i shërbyen si shkollë Molierit, sepse përsosi mjeshtërinë e aktorit dhe të shkrimtarit njëkohësisht. Shpesh, për shkak të mungesës së teksteve, ai i shkruante vetë pjesët për trupën e tij. Në kontakt të ngushtë me jetën e provincës, njohu nga afër realitetin francez dhe mësoi shijet e publikut dhe reagimet e tij. Suksesi dhe rritja e famësNë vitin 1658 Molieri u kthye me trupën e tij në Paris ku u afirmua që me komeditë e para. Në vitin 1659, shfaqja dhe suksesi i komedisë Preciozet MOLIERI (1622-1673) Aktorja Madlen Bezhart në rolin e Madelonës në komedinë Preciozet qesharake Molieri në rolin e Maskarilit në komedinë Preciozet qesharake225

