Page 228 - Demo
P. 228


                                      Zhan Leon Zherom, Luigji XIV dhe Molieri, (1824-1904) qesharake shënoi fillimin e suksesit të tij. Më 20.02.1662 u martua me aktoren e trupës së tij, Armanda Bezhart. Rritja e famës i solli simpatinë e Luigjit XIV, i cili i dha trupës teatrale emrin Trupa e oborrit dhe godinën e Pallatit Burbon. Teatri i tij godiste aristokratët e korruptuar, oborrtarët, njerëzit e salloneve, nëpunësit, mjekët sharlatanë, letrarët e filozofët pedantë, hipokritët fetarë e laikë etj. Mbrojtja e mbretit ishte e domosdoshme për Molierin, i cili me teatrin e tij bëri shumë armiq dhe hyri në një luftë të ashpër me shumë persona të fuqishëm, deri në fund të jetës.  Shfaqja e fundit e Molierit: I sëmuri imagjinarPuna e palodhur si drejtor, regjisor, aktor dhe autor, shqetësimet familjare, intrigat e armiqve, sëmundja e tuberkulozit, e rënduan shumë gjendjen e tij shëndetësore. Më 17.02.1673, e zuri një kollë e fortë, ndërsa po luante në skenë I sëmuri imagjinar, por ai me gjithë dobësinë e madhe trupore, e përfundoi shfaqjen. Disa orë pasi mbërriti në shtëpi, ndërroi jetë. Akademia Franceze që s’ia hapi dyert sa ishte gjallë, 101 vjet mbas vdekjes e vendosi bustin e tij në sallën e mbledhjeve të Akademisë me mbishkrimin: Lavdia e tij s’ka asnjë nevojë,e jona kishte nevojë për të. Vlera universale e teatrit të MolieritMolieri, përfaqësuesi më i madh i klasicizmit francez, është një nga dramaturgët më të njohur e më popullorë në botë për shkak të veprës së tij me vlera universale. Pararendës i realizmit, ai pasqyroi jetën e kategorive shoqërore të masës më të madhe të popullsisë franceze. Molieri e konceptoi teatrin në përgjithësi dhe komedinë në veçanti si “pasqyrë publike”, “si satirë që godet drejtpërsëdrejti zakonet e kohës”. Ai e afroi teatrin me jetën dhe iu shmang normave të ngurta të klasicizmit (nuk respekton njësinë e veprimit dhe të kohës, por respekton rregullën e njësisë së veprimit, gërsheton elementin tragjik me atë komik). Për të rregulla e rregullave ishte t’i pëlqente spektatorit. Komedia e tij argëtonte publikun dhe godiste Teatri mbretërornë kohën kur dha shfaqje MolieriArti, kultura, gjenialiteti, vëzhgimi i mprehtë dhe i guximshëm e bën veprën e Molierit madhështore. Liano Petron 226
                                
   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232