Page 229 - Demo
P. 229


                                    1 Preciozizëm quhet drejtimi letrar, që u zhvillua në Francë në shek. XVII, i ngjashëm me marinizmin italian, me gongorizimin spanjoll dhe eufuizmin anglez. Emrin e mori nga fjala “précieuse”, me të cilën quheshin gratë aristokrate të kohës, që përdornin në të folur dhe në shkrim fjalë tepër të zgjedhura, shprehje të panatyrshme e të stërholluara.njëkohësisht veset negative të njerëzve të kohës me moton që dramaturgu “nuk ka bërë asgjë, nëse bashkëkohësit e tij nuk gjejnë vetveten në veprën e tij”. Ai ngre lart virtytin dhe altruizmin e njerëzve të shtresave të mesme borgjeze dhe të njerëzve të thjeshtë të popullit, të cilët luftojnë për realizimin e dëshirave dhe të objektivave personale, nën udhëheqjen e arsyes, pa dëmtuar të tjerët.  Veçoritë e teatrit të Molierit dhe rëndësia e tijTeatri i Molierit është i veçantë e origjinal. Edhe pse në të shumtën e rasteve subjektet e komedive kanë një skemë të ngjashme (p.sh.: martesë e imponuar nga prindërit), ato nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Molieri krijoi situata të veçanta në funksion të problemeve që trajtoi. Vëmendjen më të madhe ia kushtoi trajtimit të problemit dhe jo mënyrës së zgjidhjes së tij. Ai u mor me problemet kryesore të periudhës së tij: hipokrizinë klerikale e shoqërore, degjenerimin moral e shpirtëror, preciozizmin1, tendencën e një pjese të borgjezisë për të imituar fisnikërinë, martesën borgjeze, despotizmin prindëror, koprracinë etj.Rënia e aristokracisë dhe zhvillimi i jetës e i kulturës borgjeze, janë dy temat kryesore të veprës së tij. Themelues i një arti realist, ai demokratizoi tematikën, gjuhën dhe frymën e komedisë. Vëzhgues i mprehtë, mjeshtër i ndërtimit të komedisë dhe i krijimit të karaktereve, një pjesë e të cilëve janë shndërruar në emra simbolikë (Harpagon, Tartuf etj.), luftëtar i ideve përparimtare, psikolog i thellë, Molieri krijoi tipa me vlera të përgjithshme që kanë kuptim edhe sot. Kryeveprat e tij janë: Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Koprraci, Borgjezi fisnik etj. Studim teksti1. Si e nisi rrugën e artit Molieri? Sa ndikuan në rrugëtimin e tij si artist tradita familjare, rastësitë e jetës dhe studimet që kreu?2. Çfarë shërbeu si shkollë e vërtetë për Molierin? Ç’ndikim pati puna si aktor shëtitës në shkrimtarin e mëvonshëm?3. Pse u krijua dhe pse pushoi së ekzistuari shumë shpejt teatri që krijoi ai?4. Molieri siguroi mbështetjen e oborrit mbretëror. Si ndikuan përmbajtjet, tematikat dhe fryma e komedive të tij për këtë arritje?5. Renditni disa vese të shoqërisë franceze që autori i vinte në lojë dhe shpjegoni mënyrën e zgjedhur nga ai si ndikim për një shoqëri ndryshe. Pse ai e quante komedinë një pasqyrë publike?6. Molieri ishte sa një klasik i madh, aq edhe një pararendës i realizmit. Si e shpjegoni ju këtë duke iu referuar veprave të tij?7. Flisni mbi karakterin universal që shfaq vepra e Molierit. 8. Ç’komedi të Molierit keni pasur rast të shihni në skenë apo TV? Cila është tema e komedisë që keni parë? Si janë karakteret e saj, a zbërthehet qartë psikologjia e personazheve përmes fjalës së zgjedhur apo situatave qesharake nëpër të cilat i vendos autori ata? 9. Shpesh në biseda apo referime të ndryshme, ne ndeshemi me etiketime të tipit: koprrac, mizantrop, don zhuan etj. Jo të gjithë e dinë që këto janë personazhe të krijuara nga Molieri. Përse emërtime të tilla janë bërë kaq popullore? Diskutoni mbi përdorimet simbolike që burojnë nga veprat e Molierit.227
                                
   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233