Page 23 - Demo
P. 23


                                    Figurat letrareFigurat letrare janë mënyra të caktuara të shprehjes gjuhësore, të cilat dallojnë prej të folurit të drejtpërdrejtë nga një lloj devijimi, që u jep fjalëve një kuptim të ri.Nisur nga ndërtimi dhe funksioni artistik, ato ndahen në figura:  të kuptimit (krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, simboli etj.); të tingullit (pyetja retorike, epanastrofeja, aliteracioni, onomatopeja etj.); të fjalëve dhe shprehjeve (metafora, metonimia, sinekdoka, epiteti, alegoria etj.); të sintaksës (elipsa, asindeti, polisindeti);  të leksikut (sinonimet, antonimet, homonimet etj.). Më poshtë trajtohen disa prej tyre.  Krahasimi vë përballë dy dukuri, sende, njerëz etj., që janë të ngjashëm mes tyre. Dy pjesët krahasuese, fjalë ose grup fjalësh, lidhen nëpërmjet lidhëzave të tipit: si, ashtu si, porsi etj., si p.sh.:  Syni i saj si kokrra e qershisëE ka qerpikun si krahi i dallëndyshës…  (Martesa e Halilit, Cikli i Kreshnikëve).  Këtu, portretizimi i Tanushës krijohet përmes një radhitjeje krahasimesh që vjen pas një soditjeje të kujdesshme estetike. Ka buzët si merxhan është faqe hollëDorën dhe zverkun si alabastër vene.  (Zef Serembe, Fytyra e saj) Më vjen rrotull si një shqerrëSi një fytyrë në verë  (Asdreni, Kthime) Similituda është gjithashtu një lloj krahasimi në bazë të të cilit vihet ngjashmëria, vetëm se dy anët e krahasimit të saj nuk janë dy fjalë, por dy fjali. P.sh.: ... dhëmbët e bardhë si gur i lumitfill pas shiut po i shndrit dielli.Siç e shohim, krahasimi zgjatet. Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumireU zhduk matanë largësive.  (Bilal Xhaferri, Baladë çame) Bukuria jote, leshërat e tuaPosi pëndë korbi, të gjata mbi thua.  (A.Z. Çajupi, Dashuria) Personifikimi formohet atëherë kur një objekt apo dukuri e natyrës shpirtëzohet, pra i vishen veti njerëzore. P.sh.:  Kur dielli nxjerr synin në fror (shkurt)Pemët mashtrohen e lulëzojnë  (S. Hamiti, Detyrat e shtëpisë)TEORIA E LETËRSISËRene Magrit, Xholkonda Kur dita niste të feksejSa mbyllej syri i yllitRënkonin drurët me vesëDhe s’ishte vesë! Ishin lotët e pyllit.(Dritëro Agolli, Pylli qan për sorkadhen)21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27