Page 230 - Demo
P. 230


                                     Beteja për TartufinKjo komedi u shfaq për herë të parë në oborrin mbretëror gjatë një feste madhështore në Versajë, më 12.05.1664. Vepra u luajt vetëm një herë dhe u ndalua nga aristokracia dhe kleri i lartë. Vetëm pesë vite më vonë, mbasi e ndryshoi dhe e përpunoi për të tretën herë, Molieri mundi ta shfaqë Tartufin para publikut. Në këtë vepër autori demaskoi me forcë hipokrizinë klerikale, e cila ishte kthyer në një problem të urryer dhe shqetësues për kohën kur u shkrua komedia. Nën maskën e shoqatave fetare ose të drejtuesve shpirtërorë, persona të ndryshëm futeshin në familjet borgjeze dhe përpiqeshin të realizonin interesa të ndryshme.  Struktura Kjo komedi (e ndarë në pesë akte) është e përsosur nga pikëpamja kompozicionale. Në planin skenik, Tartufi përbën një risi. Sipas kërkesave të teatrit klasik, që në skenën e parë (e cila në gjuhën e teatrit quhet ekspozicion) i tregohen spektatorit, përmes mamasë së Orgonit, zonjës Pernelë, personazhet kryesore dhe marrëdhëniet mes dy grupeve kundërshtare të formuara për shkak të Tartufit, ndërsa Tartufi del në skenë në aktin e tretë. Të gjitha pjesët e komedisë janë të lidhura natyrshëm. Ngjarjet, çdo veprim, gjest e fjalë karakterizojnë më së miri personazhet.  SubjektiNgjarjet e komedisë zhvillohen në Paris, në shtëpinë e borgjezit Orgon ku ai jeton me fëmijët e tij, Marianën e Damisin, gruan e tij të dytë, Elmirën dhe të panjohurin Tartuf, të ftuar në shtëpi nga Orgoni. Admirimi i Orgonit për Tartufin është i tillë, saqë ai vendos ta martojë me të bijën, Marianën, e cila dashuron Valerin. Mirëpo Tartufi është i dashuruar me Elmirën dhe, sapo i krijohet mundësia, ia shpreh dashurinë, por ajo e refuzon. Damisi, i cili e ndoqi bisedën i fshehur në dollap, i tregon babait. Në një skenë ku dramaticiteti dhe komiciteti shkrihen me mjeshtëri, Orgoni, jo vetëm nuk i beson akuzat kundër Tartufit, por përzë të birin nga shtëpia dhe ia jep Tartufit shtëpinë dhe pasurinë. Elmira, e vendosur t’i hapë sytë burrit të saj, e bind që të qëndrojë i fshehur nën tavolinë gjatë bisedës së saj të dytë me Tartufin. Orgoni, mbasi dëgjon Tartufin, i zhgënjyer nga mysafiri i pandershëm dhe hipokrit, e përzë nga shtëpia. Ai pendohet për besimin që ka pasur te Tartufi, të cilit jo vetëm i la gjithë pasurinë, por edhe kutinë me dokumentet e mikut të tij,  ANALIZË E VEPRËSTartufi“Ah! Pse jam i devotshëm, a s’jam dhe unë njeri?” (Akti III, skena 3, v. 966, përktheu P. M. Gjergo, 2006, f. 58).Akti I, skena I e komedisë Tartufi, vënë në skenë nga Trupa Colette Roumanoff, 2016. 228
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234