Page 231 - Demo
P. 231
Argantes. Në shtëpi vjen një ftues gjyqi, i dërguar nga Tartufi, i cili urdhëron që Orgoni dhe familja e tij të lënë shtëpinë. Valeri e këshillon Orgonin që të largohet dhe të fshihet, sepse Tartufi ka dorëzuar dokumentet që dëshmojnë aktivitetin kriminal të Argantes dhe Orgonin do ta arrestojnë. Mbërrin Tartufi me një oficer. Në këtë moment ndodh një kthesë e papritur e ngjarjeve: oficeri nuk arreston Orgonin, por hajdutin e njohur dhe banditin Tartuf, i cili kërkohej prej kohësh nga policia. Mbreti e fal Orgonin që ka favorizuar mikun Argante pa e ditur aktivitetin e tij kriminal dhe i kthen gjithë pasurinë. Rëndësia e veprësTartufi është një nga komeditë më popullore në të gjithë botën për shkak të përmbajtjes përparimtare, të vlerave artistike universale, të kritikës dhe të demaskimit që i bëhet hipokrizisë. Kritika botërore e ka vënë Tartufin në një radhë me figura të tilla të letërsisë botërore si Don Kishotin, Hamletin, Don Zhuanin etj. PersonazhetTartufi, “fetari hipokrit” që ndryshe flet e ndryshe vepron, hiqet si njeri që ka hequr dorë nga çdo e mirë tokësore, flet për kamxhik e grathore, për mundime që i duhen dhënë trupit, por në fakt ai kujdeset shumë për veten e tij. Ai është hipokrit, lakmitar, mosmirënjohës. Orgoni, tregtar i pasur parizien, i sinqertë, fetar mendjelehtë, fanatik e kokëfortë, sjell në shtëpi Tartufin për shkak të zellit të tij fetar, injoron familjarët e tij, përzë djalin, vendos ta martojë vajzën me Tartufin, i dorëzon disa dokumente komprometuese, i lë gjithë pasurinë trashëgim. Bindet për poshtërsinë e tij vetëm pasi e sheh deri ku mund të arrijë ai.Elmira, gruaja e Orgonit, e re, e bukur, e ndershme, e mençur dhe besnike, e kupton natyrën e vërtetë të Tartufit dhe lufton për t’i hapur sytë Orgonit. Dorina, shërbëtorja e Orgonit, ndër personazhet më pozitive të Molierit, çka tregon simpatinë e tij për njerëzit e thjeshtë të popullit, luan një rol të rëndësishëm në komedi: e zgjuar, e mprehtë, pa paragjykime, e sinqertë, ajo i do njerëzit pa interes dhe e urren Tartufin, prandaj organizon demaskimin e tij.S T U D I M T E K S T I 1. Përshkruani rrethanat në të cilat lindi dhe u publikua komedia Tartufi.2. Përmblidhni subjektin e kësaj vepre, duke u ndalur imtësisht te tematika, motivet, elementi i të papriturës, dramaticiteti dhe personazhet.3. Cili është personazhi kryesor i veprës? Keni dëgjuar për të?4. Ku duket simpatia e Molierit për jetën dhe njerëzit e thjeshtë?5. Një nga rregullat e famshme të klasicizmit ishte edhe kërkesa për një kompozicion të përsosur. Si zbatohet kjo rregull te Tartufi? 6. Flisni rreth trajtimit interesant që i ka bërë hipokrizisë Molieri në një ndër veprat e tij më popullore. 7. Shpjegoni se si trajtimi i konceptit të hipokrizisë prej Molierit, e bën veprën e tij mjaft popullore. 8. Diskutoni mbi zgjidhjen e situatës dramatike në vepër. Ç’mendim keni për të? A ju lë ky fund një shije artistike pozitive apo do të zgjidhnit një përfundim tjetër?9. Pse është e rëndësishme kjo vepër?10. Krijoni një miniskenë të vogël në klasën tuaj dhe interpretoni momente të zgjedhura nga komedia Tartufi.229

