Page 232 - Demo
P. 232
FRAGMENTOrgoni tregon si e ka njohur Tartufin Akti I (5 skena) i komedisë fillon me kritikat që zonja Pernelë, nën ndikimin e Tartufit, i bën familjes (Elmirës, Marianës, Damisit, Kleantit) dhe shërbëtoreve (Dorinës dhe Filipotës) për sjelljen e tyre. Zonja Pernelë bën karakterizimin e personazheve që shajnë Tartufin: Dorina flet shumë e me thumba; Damisi është i rrëmbyer; Mariana, që duket si qengj i butë, është thëngjill i mbuluar; Elmira është grua mondane, i pëlqen të vishet e të mbahet mirë; Kleanti (vëllai i Elmirës) vazhdimisht jep mësime dhe urdhra. Në një dialog mes Dorinës dhe Kleantit përshkruhet Orgoni, i cili rrethon me privilegje Tartufin dhe e beson verbërisht atë. Akti I, Skena V (v. 281-310)(Orgoni, Kleanti) ORGONISikur ta dinit ju se si e njoha, Në zemër do t’ju hynte sa dhe mua.Në kishë vinte si shenjtor çdo ditë, Pa gjunjëzohej mu përpara mejeE falej me kaq zjarr e devocion, Sa gjithë kthenin sytë nga ai, Binte në ekstaz’ me shpirtin lart në qiell, E ulej orë e çast e puthte dhenë; Papo1, kur dilja unë, shpejt, më parë, Te dera, ajazmë2, vinte të më jipte. Nga shoku i tij, që i shkonte pas, mësovaKush ishte e se sa i varfër ishte; Zura diçka t’i fal; po, njerëzisht, Ai s’deshte t’i merrte që të gjitha:“Oh, shumë janë, shumë, mjaft dhe gjysmat, S’e meritoj, – thosh – jo, kaq përdëllim!”Dhe kur s’pranoja unë të m’i kthente,Në sytë e mi të varfërve ua ndante. Desh Zoti në shtëpi ta marr së fundiE, që atë dit’, ma gjeti e mira derën. Ai vë re çdo gjë, i ndreq të gjithë,Aq sa dhe sime shoqe s’ja ndan syrin. Më ruan nderin, sheh kush i vardisetE më mjafton, – xheloz më keq se unë!S’mund ta besoni sa i përshpirtshëm3 është!1 Pastaj. 2 Ujë i bekuar. 3 I devotshëm, i dhënë pas besimit, mbas fesë. 4 Nuk është e vështirë të kuptohen manovrat e hipokritit: hiqet si njeri i perëndisë, si i devotshëm; ndan me të varfrit atë që i japin; tronditet dhe e quan faj sepse, kur po falej, ka vrarë me shumë inat një plesht. Në skenën V, Kleanti përpiqet t’i hapë sytë Orgonit në lidhje me Tartufin dhe i kërkon të mbajë premtimin për ta martuar Marianën me të fejuarin e saj, Valerin. Orgoni tregon arsyet që e kanë shtyrë ta sjellë Tartufin në shtëpi. Në këtë skenë mësojmë se si mashtruesi i djallëzuar Tartuf, duke shfrytëzuar ndjenjat fetare të Orgonit naiv, ka fituar besimin e tij. 230

