Page 233 - Demo
P. 233
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Cili është vendi i Orgonit dhe i Kleantit në komedi? Pse Kleanti quhet një personazh ngacmuespër Orgonin?2. Ndiqni rrëfimin e Orgonit dhe përmes justifikimit të tij drejtuar Kleantit, thoni se çfarë po ndodh në të vërtetë në vepër?3. Komentoni vargjet e mëposhtme dhe nxirrni në pah se cilin problem të kohës vë në lojë përmes tyre Molieri. E falej me kaq zjarr e devocion, Sa gjithë kthenin sytë nga ai, Binte në ekstaz’ me shpirtin lart në qiell, E ulej orë e çast e puthte dhenë.4. Ku duket natyra besimtare e Orgonit? Analizë përmes shembujve 5. Identifikoni në këtë fragment humorin, si bosht të komedisë. A shkon ai deri në sarkazëm? Analizoni mënyrën sesi mekanizmi i humorit shkakton të qeshura, por ndërkohë të bën edhe të mendosh. Ilustrojeni këtë me shembuj nga fjalët e Orgonit.6. Përshkruani hapat e besueshmërisë e të verbërisë së Orgonit dhe naivitetin e tij thuajse acarues. Gjeni pikën kulmore të transformimit të tij në një lolo të Tartufit. Reflektim dhe vlerësim dijesh 7. Ndryshe nga Orgoni që flet dhe e zbërthen vetë figurën e tij, natyra e Tartufit paraqitet vetëm nga fjalët e Orgonit. Si del në pah hipokrizia e tij dhe deri në ç’pikë shkon ajo?8. Ç’pozicion ka zgjedhur autori për të soditur dhe analizuar Orgonin? Po për ta kritikuar atë?9. Diskutoni mbi ndryshueshmërinë e dy personazheve. Krahasoni përmes shembujve psikologjinë e tyre. Fjala dhe përdorimi i saj 10. Cilat janë disa nga shprehjet tipike që ndihmojnë në përftimin e qesharakes në fragment?11. Gjeni disa shprehje frazeologjike dhe shpjegoni rolin e tyre për kuptueshmërinë e mesazhit të veprës. Detyra dhe këshilla 12. Diskutoni nëse autori e shpalos qartazi fytyrën e vërtetë të Orgonit. Pse ai e bën haptazi dhe që në fillim këtë? Ka të bëjë kjo me strukturën e veprës dhe stilin e klasicistëve?Dhe gjënë më të vogël faj e quan, Tronditet për asgjë, mirrni me mend:Ka disa ditë, erdhi e m’u rrëfyeSe, tek po falej, kish kapur një plesht4Dhe e paskej vrarë shumë me inat.5Molier, Tartufi ose Mashtronjësi, Përkth. Sotir Caci, Tiranë, 1965, f. 19-20 S T U D I M T E K S T I 5 Në aktin II (të ndarë në 4 skena) Orgoni shpall martesën e Marianës me Tartufin. Dorina akuzon dhe kritikon Orgonin për vendimin e marrë dhe e kundërshton atë, më pas bind Marianën dhe Valerin të pajtohen dhe të organizohen që ta zvarritin martesën sa më shumë të jetë e mundur. 231

