Page 234 - Demo
P. 234
FRAGMENTDalja e parë në skenë e TartufitNë aktin III (7 skena) fillon zbatimi i planit të Dorinës, e cila nuk ka besim te Damisi gjaknxehtë, por ka shpresë që detyra që i është ngarkuar Elmirës të dalë me sukses. Dorina njofton Damisin që Elmira do të takohet me Tartufin që t’i kërkojë sqarime për martesën. Gjatë takimit Tartufi i shpreh Elmirës ndjenjën e zjarrtë për të. Elmira, e çuditur nga deklarata e Tartufit, i thotë që edhe pse nuk ia përmbush dot dëshirën, do t’ia ruajë sekretin, me kusht që ai të heqë dorë nga martesa. Mirëpo Damisi, që ka dëgjuar bisedën, i tregon gjithçka babait. Orgoni jo vetëm që nuk e beson dhe e kritikon Damisin, por i kërkon falje Tartufit për sjelljen e të birit. Tartufi, duke përfituar nga naiviteti i Orgonit, luan rolin e viktimës dhe mohon gjithçka. I tërbuar nga këmbëngulja e Damisit, Orgoni e përzë nga shtëpia dhe e përjashton nga trashëgimia të birin, deklaron që martesa do të bëhet po atë ditë dhe se të gjithë pasurinë ia lë Tartufit. Dy aktet e para përgatisin hyrjen në skenë të Tartufit, i cili njihet menjëherë nga shenjat që i ka vënë shkrimtari. Në skenën II, sapo del në skenë, ai tregohet si një besimtar i madh, i rreptë me veten, që lutet e bën bamirësi, që e mundon trupin, duke bërë një jetë asketike, pa e përfillur hijeshinë femërore. Dorina e ka kuptuar që Tartufi kërkon të duket ndryshe nga ç’është: “Ju e pandehni shenjt, po, më besoni/ Ai është hipokrit dhe asgjë tjetër” (akti I, skena I, v. 69-70), prandaj e ironizon dhe tallet me të, pastaj e njofton se zonja po vjen ta takojë. Akti III, Skena II (v. 853-878)(Tartufi, Dorina) TARTUFI(Sapo sheh Dorinën, i flet shërbëtorit të tij që është brenda.)Lorenc1, ma vloni2 rrypin3 me grathoren4Dhe faluni që Zoti t’ju ndriçojë. Po më kërkuan, - jam te hapsanikët5Se do t’u ndaj lëmoshat që kam mbledhur. DORINAÇfarë shtinjaku6 e çfarë batakçiu!7TARTUFIÇ’kërkoni?DORINAT’ju them...TARTUFI(Nxjerr një shami nga xhepi.)Ah! o Zot! ju lutem, Merrni këtë shami e pastaj flisni.DORINAÇ’ta bëj? TARTUFIMbulojeni atë gjì ashtu: Nuk ju shoh dot me atë gjì zbuluar, Një pamje e atillë shtie në mëkatë8.DORINAOj! Oj! Sa lehtë rënki në mëkatë! 1 Shërbëtori i Tartufit, hipokrit që hiqet si fetar. 2 Vini në vend. 3 Një lloj kamxhiku prej litari nyje-nyje (ose një tufë litarësh me nyje), që përdornin fetarët dhe laikët për të munduar trupin e tyre. Në rastin e Tartufit aludohet se i përdor për impulset perverse dhe mazokiste (siç del nga sjellja e tij me Dorinën). 4 Këmishë e vogël ose rrip me qime kali ose dhie, (por mund të jetë edhe në formë rripi ose shiriti shpues dhe therës) që vishej direkt në mish (nën rroba), për të munduar trupin si një praktikë fetare dhe shenjë e pendesës.5 Të burgosurit. 6 Ai që shtiret si i mirë; hipokrit. 232

