Page 235 - Demo
P. 235


                                    Akti III, Skena II (v. 853-878)(Tartufi, Dorina) Pse, vallë, ju bën kaq përshtypje mishi?Nuk di se ç’jua ngre zjarminë brenda, Për vete time s’ndizem kurrë lehtasDhe sikur pisk e lakuriq t’ju shoh, Lëkura juaj hiç s’më shtje në ngasje.9TARTUFISi flisni ashtu ju, xhanëm? Mbani gojën, Ose, përndryshe, ika e ju lashë.DORINAJo, iki unë e po ju le të qetë. Dy fjalë vetëm kisha për t’ju thënë: Zonja kërkon me ju të bisedojë10, Ndaj priteni këtu se tani vjen.TARTUFIO Zot! Me gjithë qejf!11DORINA (me vete.)Sa shpejt u zbut!12E di, unë, se ç’lule është, e di!TARTUFIA do të vijë shpejt?DORINAPo vjen, më duket.Ajo është. Po shkoj që t’ju lë vetëm.13Molier, Tartufi ose Mashtronjësi, Përkth. Sotir Caci, Tiranë, 1965, f. 55-567 Ai që mashtron tjetrin në mirëbesim.Dorina e ka kuptuar që në fillim se si shtiret dhe kush është në të vërtetë Tartufi. 8 Një pamje e tillë më fut në kokë mendime të këqija. 9 Tundim. 10 Për të anuluar martesën, Elmira kërkon të takohet me Tartufin. Dorina e ka kuptuar që Elmira është e vetmja që mund ta demaskojë Tartufin pasi ai “i vjen rrotull” asaj (akti III, skena I, v. 837).11 Tartufi tradhton veten.12 Syri i Dorinës nuk gabon. Sapo dëgjon kërkesën për takim, Tartufi zbutet dhe pranon takimin. 13 Gjatë takimit (akti III, skena III), Tartufi, njeriu i “shenjtë” tregohet një donzhuan i vërtetë.  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Plotësoni përmbajtjen e veprës përmes kësaj skene. Cili moment i veprës jepet aty dhe për çfarë dialogohet midis personazheve?2. Si nis këtu hipokrizia e Tartufit dhe ku mbaron? Analizë përmes shembujve 3. Tartufi vetëdemaskohet. Si e realizon këtë Molieri? 4. Dialogu midis dy personazheve ka tension. Shpjegojeni arsyen e këtij tensioni. Reflektim dhe vlerësim dijesh 5. Përshkruani karakterin e Dorinës dhe dhuntinë e femrës së zgjuar tek ajo dhe Elmira. Si e plotësojnë ato njëra-tjetrën? Pse Dorina këmbëngul për të vënë në dukje fytyrën e vërtetë të Tartufit?6. Si vlerësohet në këtë komedi roli i figurës femërore? Çfarë tregon kjo? Fjala dhe përdorimi i saj 7. Gjeni dhe shpjegoni fjalët që tregojnë shenjtërinë dhe më pas donzhuanizmin e Tartufit. Ç’efekt ka krijimi i këtij kontrasti? 8. Si ndihmon qëndrimi ironik i Dorinës në qartësimin e situatës? Kur kalon në sarkazëm ironia e saj? Detyra dhe këshilla 9. Për të kuptuar më së miri natyrën e komedisë dhe mesazhet e saj, është mjaft e nevojshme që vepra të dëgjohet.10. Lexoni në role fragmentin dhe diskutoni rreth efekteve dëgjimore të aktrimit.11. Shikoni pamje nga vëniet e ndryshme në skenë të komedisë. Diskutoni veshjet e aktorëve në marrëdhënie me kohën dhe tematikën e veprës.S T U D I M T E K S T I 233
                                
   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239