Page 236 - Demo
P. 236


                                    FRAGMENTDemaskimi i TartufitNë aktin IV (8 skena) Kleanti bën përpjekjen e fundit për ta shpëtuar nga fatkeqësitë shtëpinë e Orgonit. Ai përpiqet ta bindë Tartufin që të pajtohet me Damisin, të ndërhyjë që ai të kthehet në shtëpi dhe t’i rikthehen të drejtat e tij si trashëgimtar. Hipokriti fshihet pas fjalëve, duke thënë se “qielli nuk e lejon pajtimin” dhe se e pranoi pasurinë që ajo të mos binte në duar të këqija. Mariana, Dorina, Kleanti dhe Elmira përpiqen ta bindin Orgonin që të anulojë martesën, por ai s’pranon. Elmira organizon takimin e dytë me Tartufin ku zbulohen qartë qëllimet dhe parimet e tij si një njeri i poshtër, i pabesë, mosmirënjohës dhe spiun i rrezikshëm. Mbas demaskimit, Orgoni e përzë Tartufin nga shtëpia, duke harruar që ajo s’i përket më atij. Në skenën V, Elmira takon Tartufin, ndërkohë që Orgoni është futur që në skenën e mëparshme poshtë tavolinës për të ndjekur bisedën mes tyre. Në këtë episod metateatral, Elmira pasi e bind “dhelprën e vjetër” për arsyet e qëndrimit të saj gjatë konfliktit me Damisin, i shpreh dashurinë e saj, por edhe frikën që ka nga njollosja e shkeljes së kurorës, fëlliqja e shpirtit nga kryerja e mëkatit. Tartufi përpiqet ta bindë me faktin se mëkatet kur bëhen me qëllim të mirë dhe fshehtas nuk konsiderohen mëkate dhe se vetëm skandali përbën krim. Akti IV, Skena V (v. 1445-1543)Tartufi, Elmira, Orgoni (nën tryezë)TARTUFIKënaqësi më të ëmbël s’ka, o Zonjë,Se kur dëgjon nga goja shumë e dashur1, Nga goja e adhuruar këto fjalë; Në zemër drejt më vate mjalti i tyre, Ndijat e mia gjithë u ëmbëlsuanMe një ëmbëlsi që kurrë s’e kam ndjerë. Jam gati të bëj çmos që t’ju pëlqej,Dhe fjala juaj – lumturi për mua!Po veç lu lutem shumë, të më falmiE të më jepni lejë të dyshojPër lumtërinë time sadopak; Mbase me këto fjalë ju përpiqiQë unë të heq dorë nga martesa; Prandaj, – po jua them hapur gjer në fund – S’kam për t’u zënë besë fjalëve, Për derisa si provë të mos kemNdonjë nga ato favore që kjo zemër I dëshiron qëkuri, e zhuritur. Kështu do ngulet në shpirt tim besimi Se ju më doni e jo vetëm me fjalë. 1 Në fillim të bisedës Elmira i shpjegon Tartufit arsyet pse nuk i përgënjeshtroi fjalët e Damisit. Ajo ka vënë re që, pas ngjarjes së mëngjesit, Tartufi tregohet i përmbajtur prandaj, që ta fusë në grackë, asaj i duhet të tregohet shumë e kujdesshme, duke përdorur një sërë faktesh e arsyesh për ta bindur.234
                                
   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239   240