Page 237 - Demo
P. 237
ELMIRA(Kollitet për t’i tërhequr vëmendje të shoqit.)Oh! Ç’është ky nxitim i tepruar?!Mos më shtyni që sot gjer në atë pikë!Unë e di sa më erdhi që ju çfaqa, -Po kjo nuk ju mjaftoka, dashki akoma, Dhe nuk e quaki veten të kënaqurPo të mos kini prova më konkrete?!TARTUFITë mirën sa më pak ta meritosh, Aq më shumë dyshon se ja arrinDhe fjalëve s’guxon që t’iu zësh besë; Një fat aq i shkëlqyer s’të besohet, Po nuk e preke konkretisht me dorë. Më duket sikur nuk ju meritoj, Ndaj kësaj lumturie s’i zë besë, Dhe s’kam për të besuar, Zonjë e ëmbël, Gjer sa mos kem nga ju prova të gjalla.2ELMIRAO Zot! O Zot! Kjo dashuria juajSillet tamam si një tiran i egër, Më turbullon e ma prish mendjen fareDhe kësaj zemrës sime i vë krusmën.3Me ç’ngulm e forcë dashka që t’i bindem!Si?! S’do mund të shpëtoj nga ndjekja juaj?Bëni durim! Më lini të marr frymë, Kaq shumë mos më bini në qafë!Nuk bën që të kërkoni me çdo kushtDëshirat tuaja të plotësohen; Nuk bën të shpërdoroni dobësinëQë ka për ju një zemër që ju do!TARTUFIPo, derisa më doni, ç’ju ndalonQë të më jepni prova të sigurta? ELMIRASi mund t’ju fal ç’kërkoni, pa ofenduarZotin, që ju nga goja nuk e hiqni?4TARTUFINë s’ke pengesë tjetër veç kësaj,Ju s’kini arsye të ngurroni: Sakaq ju shpëtoj unë nga kjo ndrojtje.ELMIRAShpagimi i Zotit është i tmerrshëm, – thonë!TARTUFIDo t’jua heq çdo frikë qesharake Dhe kam për t’ju çliruar nga çdo skrupull. 52 Tartufi u bind deri diku, por kërkon prova dhe këmbëngul disa herë gjatë skenës për këtë. 3 E mundon, e torturon. 4 Elmira vë në provë zellin fetar të Tartufit që të nxjerrë gjithë esencën djallëzore dhe imorale të hipokritit të maskuar. Rrëfimet e tij në vazhdim janë të turpshme.Teknika e shtypjes, e ngjeshjes, e sintetizimit, e abstragimit gjer në skaj bëhet parësore në metodologjinë moleriane të krijimit. Ai e tubon një cilësi a tipar njerëzor të dhënë gjersa ky të fitojë përmasa kolosale, ndonjëherë të frikshme. Dhe gjithë këtë akumulim të të njëjtit lloj e kahje e ngjiz te një karakter i vetëm, që udhëheq krejt komedinë duke u bërë mbartësi i objektit komik.Josif Papagjoni235

