Page 238 - Demo
P. 238
Zoti ndalon vërtet disa dëfrimePo, prapë, mund të rregullohet puna;6Kështu, sipas rrethanave të ndryshme, Gjëndet edhe rruga për liri veprimi, Dhe, ç’mund të jetë e keqe në aktin tonë, Ndreqet na dlirësia e qëllimit.7Gjithë këto të fshehta një për një, Do t’jua mësoj si jo më mirë, Zonjë, Mos kini keq, mos u mërzitni asfare, Dëshirën plotësomani pa u tutur: E marr çdo faj përsipër unë vetë ... (Elmira kollitet më fort.)Ju paska zënë kolla keq!ELMIRAMë mbyti.TARTUFIA dëshironi pakëz lëng jamballi?8ELMIRAËsht’ kollë e fortë kjo, jam ftohur likshtDhe s’ka ç’më bën as ndonjë lëng në botë!TARTUFIJu shqetëson, pa fjalë. ELMIRASa më s’bëhet.TARTUFIKështu, pra, s’kini fare pse të druhi: Këtu fjala s’ju del, s’merr vesh njeri, Çdo gjë mbetet e fshehtë midis nesh; Kush bën skandal, ai bie në mëkatë, Se kush fëjen9 pa u ndjerë, s’ka fëjyer10. ELMIRA(Si kollitet sërish e i bie tryezës me dorë.)E shoh se s’mund të kundërshtoj më tutje, Më duhet të pranoj, t’ju fal ç’kërkoni, Derisa tjetrit,11 po s’veprova ashtu, S’i mbushet mendja e s’mbetet i kënaqur. Rëndë më vjen pa masë, po s’kam ç’bëj,Veproj kështu kundër dëshirës sime; Po, meqë tjetri s’tundet nga e tij, Meqë nuk sigurohet me ç’dëgjon, Po do prova të gjalla pa të bindet, Doemos do bërë ashtu si na kërkohet; Pa dhe në është i fajshëm ky pranim, Fajin e ka kush po më shtyn ta bëj, 5 Frikë për të mos bërë ndonjë gabim ose faj. 6 Për t’u shpëtuar sulmeve të njerëzve fanatikë e të klerit, Molieri këtu ka vënë shënimin: “Është një i poshtër që flet”. 7 Është doktrina “e drejtimit të qëllimit”, në bazë të së cilës mund të justifikohet çdo mashtrim dhe mëkat, mund të rregullohet çdo gjë, duke i shpjeguar rrethanat e ndryshme sipas dëshirës. 8 Bimë bishtajore, me kërcell të gjatë e me lule të mbledhura në vile, në veshë. 9 Fyen. 10 Kush fyen pa u ndier, nuk ka fyer; këtu del morali i neveritshëm i Tartufit që përmblidhet në shprehjen: “s’është mëkat kur fshehtas njeriu mëkaton”. 11 I drejtohet Orgonit, që është aty nën tryezë, por Tartufi nënkupton veten. 236

