Page 239 - Demo
P. 239
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Shpjegoni natyrën e Elmirës. Si i dredhon ajo synimit të Tartufit dhe si shfaqet personaliteti i saj para syve tanë?2. Me cilat fjalë dhe argumente kërkon Elmira ta vërë me shpatulla pas murit Tartufin?3. Gjeni dhe shpjegoni figurat letrare në vargjet: O Zot! O Zot! Kjo dashuria juaj sillet tamam si një tiran i egër. 4. Në cilat vargje demonstrohet arsyeja e vërtetë pse Elmira po bisedon në këtë mënyrë me Tartufin? Analizë përmes shembujve 5. Si ndryshon Tartufi këtu? Cilat cilësi të tij dalin në pah? Pse nuk i zë besë lumturisë së vet Tartufi?6. Analizoni përulësinë e tij të rreme në raport me mosbesimin. Nga burojnë ato dhe pse autori i zbulon njëkohësisht në të njëjtin moment? 7. Si do t’i përcaktoni personazhet në këtë akt sipas vlerave morale, zgjuarsisë dhe triumfit të tyre? Reflektim dhe vlerësim dijesh 8. Në këtë skenë ndodh përballja me të vërtetën. Ç’mjete kuptimore dhe skenike përdor autori për ta realizuar atë? 9. Cili është mendimi juaj për veprimet dramatike që ndodhin gjatë këtij akti? Pse autori i vendos ato përballë apo i ndërthur? Diskutoni mbi motivet që shtjellohen këtu përmes shembujve.Fjala dhe përdorimi i saj10. Shpjegoni mesazhin që përcillet përmes shprehjes: Të mirën sa më pak ta meritosh, aq më shumë dyshon se ja arrin.11. Gjeni disa mbiemra që Tartufi i vë figurës së Elmirës. Detyra dhe këshilla 12. Veset e ndryshme njerëzore janë goditur vazhdimisht përmes veprave të mëdha të letërsisë. Përmendi vepra që kanë në qendër këto dukuri. Zhvilloni një diskutim mbi konceptin e hipokrizisë. Molier, Tartufi ose Mashtronjësi, Përkth. Sotir Caci, 1965, f. 83-87Ta dijë mirë: ai më ka në qafë!TARTUFIJu kam në qafë unë, Zonjë; vetëm ...ELMIRAJu lutem hapni derën, shihni pakëMos është im shoq në atë odëz!TARTUFIKot pyesni për të e merakosi!E heq për hunde, unë, kur të duash;12Ai e ka për nder kur na sheh bashkë. Edhe me sy t’i shihte që të gjitha, Prapëseprapë ai s’do t’i besonte!S T U D I M T E K S T I 12 Këto fjalë të “vëllait të shenjtë” e revoltojnë Orgonin më shumë se përkëdheljet që Tartufi i bën të shoqes, sepse njeriu ofendohet e ndihet keq kur përbuzet e vihet në lojë prej atij që e beson e lë kokën për të.237

