Page 24 - Demo
P. 24


                                    Këtu, dielli shfaqet me tipar njerëzor. Mes tyre gjendesha mes një kopshti trëndafilesh ujiturPa gjakKu stolat këndonin me zë të harruarshatërvani... (Ervin Hatibi, Mërzia) Antiteza krijohet nga pranëvënia e dy fjalëve ose shprehjeve me kuptim të kundërt. Kundërvënia mund të lindë nga përdorimi i fjalëve antonimike (i pastër - i papastër). Në thelb ka përballjen e dy anëve të kundërta. Këto pranëvënie të kundërta janë zakonisht të njëjta në gjatësi dhe përshtatje gramatikore, si në rastin e thënies: na premtuan lirinë, por na dhanë skllavërinë. Në poezi antiteza lidhet kuptimisht edhe me ironinë. P.sh.: Nga na vjen me kaqë bujë e me ngadalëQë nga prapa malit befas duke dalë?Herë shfaqesh, herë fshihesh, s’dukesh mëHerë nxin e herë ndrin që ç’ke me të! (Hëna, Naim Frashëri). Bylbyl ky shekull orë e çast ndrrohet. (N. Mjedja, Vaji i Bylbylit) Mos duhet vallë prapë të të mbartgjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.  (Ismail Kadare, Kristal)  Kontrasti identifikon ndryshimet mes dy objekteve, vendeve, njerëzve, ideve, mendimeve etj. Me të kuptohet një kundërvënie e plotë midis dy pjesëve për të evidentuar dallimet e secilës palë, ndaj lexuesi kupton përmes kontrastit se ç’ndodh më pas, kur thellohet dramatika e kundërvënies. Ndryshimi me antitezën është se kjo e fundit pranëvë dy anë të veçanta, ndërsa kontrasti ndërton mes dallimesh specifike dy tablo. P.sh.:  Ajo kish dhe ish pajosurqë në fill e në gjilpërëkurse unë i plagosur, gjakun s’kesh me se ta zërë.  (Ali Asllani, Vlora, Vlora) Hiperbola është shprehje figurative që konsiston në zmadhimin jashtë masës të forcës, rëndësisë dhe të përpjesëtimeve të fenomenit të përshkruar. Shkrimtari e përdor hiperbolën për të forcuar përshtypjen, për të vënë në dukje figurën, p.sh.:  Derdhin gjakun pa peshuarPër flamurin e bekuar  (Faik Konica, Flamuri) Litota lidhet me kuptimin ironik të një pohimi, aty ku autori thjeshton dhe zvogëlon për t’u kuptuar më shumë, p.sh.: Më jep një pikë ujë (ku etja zëvendësohet me pikën e ujit). Objekti shkrepëse shërben për të tërhequr vëmendjen ndaj dijes, fjalë që nuk përmendet, por kuptohet. Litotë përftojmë edhe në rastet kur themi: nuk jam më i ri si dikur në vend të jam plakur.Dy hapa paraDy hapa mbrapaMe kambë të zbathunMe zemër të plasun  (Migjeni, Baladë qytetse)dymbëdhetë pashë m’ledinë u ngul topuzidymbëdhetë pashë përpjetë si re u çue pluhni (Gjergj Elez Alia)Në errësirën e dhjamur si pelte,Kur ndihet të zbresë acar.E dini ç’do të thotë një shkrepëse,Një fije e hollë si bar? 22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28