Page 240 - Demo
P. 240
Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe diskutoni rreth tyre. Çfarë kanë thënë figura të njohura për letërsinë?Shpesh thuhet që letërsia është art i fjalës. Po piktura, muzika apo kinematografia, çfarë kanë në qendër të artit të tyre?Flisni për raportin estetik që krijon letërsia me artet e tjera.Ç’lloj teorish letrare nevojiten për studimin e një vepre letrare?Ilustroni me shembuj dallimin midis gjinive letrare.Si grupohen figurat letrare? Gjeni shembuj sinonimesh dhe antonimesh në krijime të ndryshme letrare.Çfarë i bën të ngjashme mes tyre antitezën dhe antonimin? Analizë përmes shembujve Historia e letërsisë, ndër të tjera, merret edhe me kronologjinë e paraqitjes së veprave. Pse është e rëndësishme kjo në studimin e një vepre?Bazuar në njohuritë tuaja, diskutoni si zhvillohet kritika krahas letërsisë. Si na ndihmon kritika për të kuptuar natyrën e letërsisë?Cili është roli i figurave tingullore në muzikalitetin e vargjeve? Shqyrtoni shembuj të ndryshëm në poezi të L. Poradecit, F. Nolit etj.Përshkruani bukurinë që fiton fjala nga dykuptimësia në një tekst letrar, duke sjellë shembuj të ndryshëm metaforash, epitetesh etj.Çfarë efekti krijon përdorimi i figurave sintaksore në një tekst letrar? Reflektim dhe vlerësim dijesh Diskutoni mbi funksionin estetik të letërsisë dhe veçantitë e saj në lidhje me artet e tjera. Përse themi se trillimi është tipar dallues i letërsisë? Diskutoni për ndikimin e ndërsjellë që kanë mes tyre letërsia dhe kinematografia. Flisni rreth përshtypjeve që ju ka lënë një film i frymëzuar nga një vepër letrare.Shpjegoni me fjalët tuaja si i kuptoni shprehjet: muzika e gjuhës; gjuha e muzikës; pikturë fjalësh; përshkrim si pikturë.A kemi, si në fillesat e teorisë letrare edhe sot, të njëjtën ndarje të gjinive letrare: epikë, lirikë, dramatikë? Fjala dhe përdorimi i saj Gjeni në fjalor fjalët: zhanër, funksion, dukuri, trillim, epikë, lirikë, dramatikë dhe diskutoni së bashku rreth kuptimeve të tyre. Si mendoni, përse është i dobishëm ky hulumtim në formë diskutimi? Projekt - detyrë: Një ide, një pikturë. Shkruani një ese argumentuese mbi mesazhin e një poezie ose realizoni një pikturë për tematikën e saj.Përzgjidhni një poezi, gjeni figurat e saj letrare dhe shpjegoni funksionin e tyre në krijimin e imazhit poetik.PËRSËRITJE Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe diskutoni rreth tyre. Cilat ishin vendet dhe filozofitë mbi të cilat u ndërtua klasicizmi? Si e mori emrin shekulli i artë,koha në të cilën lulëzoi ky lloj arti? Megjithëse u mbështet në rregulla të ngurta, filozofia e klasicizmit u botua në veprën Arti poetiktë Nikola Bualoit, vetëm pasi veprat e klasicistëve të mëdhenj ishin botuar dhe vënë në skenë. Çfarë tregon kjo?Shpjegoni se si duhet të ishin në veprat e klasicistëve këto koncepte:arsyeja; qartësia; koherenca; subjekti; koha; vendi; veprimi; struktura. A zbatohen rregullat e klasicizmit në komedinë Tartufi? Shpjegoni disa prej tyre.Tregoni si i zbatuan këto rregulla shkrimtarët e mëdhenj: Korneji, La Fonteni dhe Rasini.Si zbulohet personazhi i Tartufit në vepër? Renditni etapat, mënyrat dhe mjetet që e realizojnë këtë. Analizë përmes shembujve Temat me karakter universal janë trajtuar nga letërsi ndryshme. Te klasicistët, kjo është e lidhur ngushtë me veprimin dhe sjelljen e personazheve. Shpjegoni raportin që vendoset dhe zhvillohet midis tyre në komedinë Tartufi.Pse themi që veprat e klasicizmit janë tërësisht origjinale, pavarësisht mbështetjes në antikitet? Krahasoni të përbashkëtat midis dy letërsive dhe lidhjen e tyre me artin antik.Shpjegoni lidhjen e autorëve klasicistë me të vërtetën dhe me të natyrshmen në art dhe në jetë. Meraku më i madh i klasicistëve ishte ndjeshmëria e spektatorit përmes moralit që i përcillej atij. Diskutoni mbi konceptin moralizues të veprave. A e dëmtoi artin fakti që u kthye në një shkollë virtyti? Po mënyra se si shiheshin personazhet? Ilustrojeni me shembuj nga vepra Tartufi e Molierit.Analizoni elementet e klasicizmit në veprën e Ethem Haxhiademit. Reflektim dhe vlerësim dijesh Nëse do të zgjidhnit të ishit një interpretues në veprën e Molierit, Tartufi, cilin personazh do të luanit? Shpjegojeni zgjedhjen tuaj.Si mendoni për mjetet dhe mënyrat me të cilat Molieri demaskon Tartufin? Ilustroni me shembuj nga fragmenti.Ku qëndronte vlera universale e teatrit të Molierit? Pse themi që ai është pararendës i realizmit?Në ç’formë demaskohet hipokrizia si një nga veset më të përhapura njerëzore? Si vjen ky koncept në kohët e sotme? Fjala dhe përdorimi i saj Cili është roli i gjuhës dialoguese në veprën Tartuf? Si ndihmon ironia në përballjen me të vërtetën dhe dramën njerëzore?Nisur nga përdorimi i një gjuhe të thjeshtë, shpjegoni karakterin popullor të veprës së Molierit. Detyra Teatri i Molierit është një nga shkollat më të ndritura ideore, interpretuese dhe skenike.• Zgjidhni një vepër të Molierit që ju tërheq më shumë. Interpretoni në klasë një prej skenave të saj. Diskutoni së bashku rreth kësaj përvoje.PËRSËRITJE238

