Page 25 - Demo
P. 25


                                     Simboli përfaqëson një element mbizotërues të një objekti ose një ideje duke ngjallur lidhje të afërta. Ai krijohet kur një send, frymor, dukuri, përfaqësohet nga një objekt, referencë tjetër konkrete, p.sh.:  sfera zgjidhet si simbol i përsosmërisë, bleta - simbol i punës, ulliri - simbol i paqes, shqiponja - simbol i fuqisë, Kali i Trojës - simbol i tradhtisë. Kujtojmë këtu poezinë Bilbilitë N. Frashërit, ku bilbili kthehet në një simbol. Epanastrofeja është figurë letrare që përkon me përsëritjen e një ose më shumë elementeve fundore të një pjese sintaksore në prozë, ose të një vargu në poezi, te pjesa tjetër pasardhëse, p.sh.:  ...ushtojnë lugjet prej ortiqeshprej ortiqesh, kah po bijnë ndër gropa  (Martesa e Halilit)  Shumë ujë gri, shumë qiej griGri në dritare, gri në vetmi.  (Dritëro Agolli, Gri) Aliteracioni realizohet me përsëritjen e të njëjtit tingull (bashkëtingëllore) ose rrokje në dy a më shumë fjalë njëra pas tjetrës, për të krijuar efekt harmonik. P.sh.:  Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendiqë ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!  (Ali Asllani, Hakërrim) Onomatopeja (tingullimitimi) lidhet me efektin e përputhjes që kanë disa tinguj a fjalë me sendet, zërat, fenomenet që imitojnë, siç janë fjalët: fëshfërimë, bubullimë, pëshpëritje etj. Pra, është figurë që krijohet nëpërmjet fjalëve që shkaktojnë efektin e zërave të natyrës. P.sh.:  kranë krisë majet gjithkund përrethka fishkllye fryma ndër aha...ç’janë këto bumurimë që po bum’rojnë?a mos janë topat n’Krajli? (Muji te mbreti) Metafora emërton diçka konkrete ose jokonkrete për të nënkuptuar diçka tjetër dhe mbështetet në marrëdhënie ngjashmërie. Cilësohet shpesh si krahasim i shkurtuar, ku paraqitet vetëm pjesa e dytë e krahasimit, edhe pse në mendje e kemi të plotë. Ajo shfaq kuptimin e mundshëm që vjen me folje, mbiemër, emër. P.sh.: (folje) dielli lind, hëna fle, era tërbohet; (mbiemër) fjalë e ëmbël, qiell i qeshur; (emër): Vaji i bylbylit, zëri i ndërgjegjes;  Molla tkputuna nji degetdy qershija lidhë në nji rrfanë  (Andrra e jetës, N. Mjedja). Kur heshtja mbulon çdo gjëKur të gjithë flenëZgjohen poetëtPër t’u djegur nëpër vargje  (Din Mehmeti, Poetët) Unë kam kafshuar etjenDeri sa vdekja pikon (Ali Podrimja, Hija e tokës)... e kësaj zemrës â pasqyraâ pasqyra e vajit tim  (I tretuni, Ndre Mjedja)Lëkurë kadifeLëkura Butësia Kadife23
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29