Page 26 - Demo
P. 26


                                     Metonimia përftohet kur objektit ia ndryshojmë emrin dhe ia zëvendësojmë me një tjetër që ka lidhje kuptimore të ngushtë. Kjo lidhje realizohet në bazë të varësisë dhe jo të ngjashmërisë si te metafora, pra kur i referohemi: shkakut në vend të pasojës (më mbajnë gjallë krahët e mi) dhe e kundërta (e fitova punën me djersën e ballit);  abstraktes në vend të konkretes dhe e anasjella (më lër të të jap një dorë që do të thotë më lër të të ndihmoj);  autorit në vend të veprës (p.sh.: ne themi e lexova Kadarenë në vend që të themi e lexova veprën x të Kadaresë ose më pëlqen Molieri në vend që të themi më pëlqejnë veprat e Molierit etj. Epiteti është një fjalë përcaktuese, zakonisht mbiemër, që shërben për të shprehur një tipar karakteristik për një send a njeri, p.sh.:  Akil këmbëshpejti, Rikard Zemërluani, re pupëlore etj.  Alegoria është përdorimi i figurave të gjalla, konkrete, me një domethënie të tërthortë. Ato fshehin një mendim, një kuptim më të thellë. Kuptimi i parë zhvendoset në një nivel tjetër, i cili i referohet një kodi të veçantë: cilësi të njerëzve u vishen kafshëve (në proverba, fabula etj.): gjarpri - i pabesë, dhelpra - dinake etj. Elipsa lë jashtë një ose më shumë fjalë në një frazë, që të përmblidhet mendimi pa cenuar kuptimin. P.sh. në poezi, si: ...Kafaz ke qiellinEpshin pengim  (Vaji i bylbylit, N. Mjedja)  Te vargu i dytë hiqet folja ke dhe kjo nuk e cenon kuptimin. Elipsimi lidhet edhe me situata, të tilla si: Shi! në vend të Po bie shi. Elipsa përdoret edhe në proverba të tipit: Mik për besën, jo për pjesën etj. Inversioni është figurë retorike që vjen si një përftesë gjuhësore themelore në rend gjymtyre brenda vargut, e realizuar me të gjitha funksionet e saj, si: a) vendosje për lidhje më të afërt të asaj që është thënë më parë; b) shquarsi; c) emocionalitet. Me këtë zhvendosje fjalësh jashtë pozicionit të tyre normal ruhet funksioni kryesor i figurës, rritja e funksionit emfatik, sidomos në rastet e ndërrimit të rendit ku folja shkon në fund, si p.sh.: I natyrës gazmend shihej. (N. Mjedja, Vorri i Skanderbegut) Qeti mbretnia yteShqype, pengim liria.  (N. Mjedja, Shqypes Arbnore)  Kiazmi është figurë retorike që vjen si përmbysje e rendit të gjymtyrëve në fjalinë e dytë, e cila duhej të ishte paralele me të parën: Gratë dhe kalorësit, armët, dashuritësjelljet këndoj, dhe veprat guximtare. Zeugma është figurë retorike që vjen si përdorim i të njëjtës folje për dy veprime që do të kërkonin folje të ndryshme: dëgjoi që këndonin dhe kërcenin, në vend të: dëgjoi që këndonin dhe pa që kërcenin. Anzhambëman quhet në metrikë kalimi në vargun që pason i një ose më shumë fjalëve, që plotësojnë mendimin e vargut të parë:Shpesh, marinarët për t’u zbavitur kapinAlbatrosët, k’ta zogj viganë që mes kthetrave.24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30