Page 27 - Demo
P. 27


                                     Anafora përkon me përsëritjen e fjalëve në fillim të vargjeve ose në fillim të fjalive, në funksion të përforcimit të asaj pjese që merr rëndësi për poetin, p.sh.:  Me e pasë ndie njat za...me e pasë ndie njat vajin (Ndre Mjedja, Vaji i bylbylit (pj. 3, str. 10, v. 1,2) Pvetshin hanën tui gjimuePvetshin hyjt për prind të vet,  (Ndre Mjedja, Vaji i bylbylit (pj. 3, sr. 11, v. 3,4) Me foljet ndiej e pyes përforcohen dy gjendje ndjeshmërie: lidhjes shpirtërore të pashkëputshme dhe përkushtimit kodik familjar pa kushte, e gjitha në forcim të idesë së fatit të bylbylit (poetit), interesimit mbi të, për të dëshmuar se ai nuk është i vetëm.S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Lexoni dy tekstet e dhëna. Vini në dukje dallimet gjuhësore mes tyre. Nënvizoni fjalët të cilat janë përdorur në kuptimin e tyre të dytë, pra të figurshëm. Shpjegoni se çfarë efekti jep te ju si lexues teksti i parë. Valbona të emocionon në çdo stinë, por nën vellon e dëborës të ofron një peizazh mahnitës dhe merr një tjetër nur. Ajo që mund të quhet një oazë çlodhëse dhe përkëdhelëse për të gjithë, aty në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, në këto ditë të ftohta që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, të magjeps prej bardhësisë. Bukurisë së Valbonës, dëbora veç sa ia shton hijeshinë. Valbona e bukur, e veshur me të bardha! Valbona është një fshat në Alpet shqiptare, 26 km nga Bajram Curri, rrethi i Tropojës. Fshati është një ndër pikat më të pëlqyera turistike në Shqipërinë e Veriut. Lumi Valbonë, që kalon nëpër fshat, dhe Lugina e Valbonës tërheqin çdo vit me mijëra vizitorë. 2. Kur themi se një tekst ka një gjuhë të figurshme? Çfarë janë figurat letrare? 3. Si ndahen ato sipas ndërtimit dhe funksionit artistik? Paraqitni me anë të një organizuesi grafik grupimin e figurave letrare dhe llojet përkatëse. Figurat e kuptimit: krahasimi, personifikim, antiteza etj.Figurat letrare4. Lexoni shpjegimet e dhëna në tekst për figurat e ndryshme letrare. Sillni shembuj të tjerë për secilën nga figurat letrare. 5. Cilat janë figurat letrare që keni hasur më shpesh në tekstet mësimore të mëparshme?Sa shpejt frima burrave u ka ardhë!Sa shpejt gjaku trimave po u xehet!Kanë marrë llafin e po llafitenKanë marrë gazin e po gazmojnëKanë nisë trimat Mujin p’e pëvetin. (Martesa e Halilit, Cikli i Kreshnikëve)25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31