Page 28 - Demo
P. 28


                                     Analizë përmes shembujve 6. Dalloni figurat letrare të përdorura në tekstet e mëposhtme. Shpjegoni funksionin artistik të tyre. 1. Kori, “Medea”, Euripidi 2. “Prometeu i lidhur”, Eskili 3. “Iliada”, HomeriGrua fatkeqe!Medet! Medet!Je një e mjerëme dhembje plot!Nga t’ia mbash?Te cili mikose shtëpi,në ç’tokë vallëke për të gjeturshpëtim nga vuajtjet?Në këtë dallgë aq të tmeruardhe plot mjerime,ndonjë nga hyjtëMede, të hodhi.S’qenkan fjalë boshe, se me të vërtetëtoka me rrëmet po trandet dhe dridhet.Oshtijnë bubullimat me gjëmime,gjarpërojnë rrufetë me vetëtima,gjuhë flake zigzag bëjnë nëpër qiell,flakërimat verbojnë çdo gjë përqark!Era pluhurin e rrugës ngre në ajër,shqota ulërin, vërshëllen me lemeri!Tok’ e qiell e çdo gjë u përzje në botë!Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e i foli:“o dhelpërak, me paturpësi i mbuluar”,po kush nga akejt është gati që t’u bindeturdhrave të tu, e luan për ty nga vendi, o rrëmben armët të luftojnë me burra?Këtu s’kam ardhur të luftoj pse urrevatrimat trojanë, pse faj ata s’më kishin,as kuaj, asgjë ata kurrë s’na grabitën, e askurrë nga Ftia (3), me banorë e dendure tokë pjellore, drithë nuk na plaçkitën,se ne me ta kemi ndërmjet shumë maleveshur me pyje e detin shungullues. Reflektim dhe vlerësim dijesh 7. Përse figuracioni është i rëndësishëm në letërsi?8. Shpjegoni me anë të shembujve konkretë dallimin mes:  krahasimit dhe similitudës;  metaforës dhe personifikimit.9. Si përftohet inversioni si mjet stilistik? Përse kjo figurë letrare klasifikohet në grupin e figurave të sintaksës? Në cilin prej rasteve të mëposhtme është përdorur kjo figurë letrare? a) e bukur ditë; b) qielli qeshte; c) ditë pranverore; d) pranverë e shkurtër. 10. Figurat janë mënyra të përcaktuara të shprehjes gjuhësore, të cilat dallojnë nga të folurit e drejtpërdrejtë. Si e kuptoni këtë? Diskutoni së bashku në klasë. 11. Kur një mbiemër cilësohet si epitet? Në cilin prej rasteve të mëposhtme mbiemri është me kuptim të figurshëm? Dalloni epitetin nga epiteti metaforik.  kohë e artë - _______________________  byzylyk i artë - _______________________  flokë të artë - ________________________12. Si përftohet elipsa? Ç’veçori të gjuhës nxirren në pah në fjalinë eliptike?13. Cilat janë figurat letrare të cilat shërbejnë për të ndërtuar muzikalitetin e brendshëm të poezisë? Si realizohet ai?  Detyra dhe këshilla 14. Ktheni një tekst në vargje në trajtën e prozës. Shpjegoni ndryshimet që pëson teksti.15. Krijoni një poezi ose një prozë të shkurtër poetike, ku të përdorni figura të ndryshme letrare. 26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32