Page 29 - Demo
P. 29
TEORIA E LETËRSISË Elemente të tekstit letrarFabula, subjektiFABUL quhet tërësia e ngjarjeve në rend të njëpasnjëshëm, ashtu si ato kanë ndodhur. Ajo ka të bëjë me shtrimin e ngjarjeve, jo me përmbajtjen, pra vetëm me rrjedhën e tyre. Jo të gjitha veprat letrare kanë fabul. Te tragjedia Orestia e Eskilit, fabula zgjat aq sa personazhet duhet të kalojnë nga lumturia në fatkeqësi. Pjesë të fabulës janë: rinjohja, peripecia, zgjatja e tensionit dramatik etj. Te Koeforet, rinjohja kryhet përmes arsyetimit (silogjizmit). Elektra bën këtë arsyetim: “Këtu ka ardhur një njeri që ngjet me mua, por asnjeri tjetër nuk më ngjet mua përveç Orestit, pra ky ka ardhur”. Në tragjedinë e Sofokliut Edipi mbret, fabula nis kur Edipin e largojnë nga shtëpia për ta zhdukur. Bariu nuk e vret, por e shpëton. Atë e rrit mbreti i Korintit, por një zënkë rastësore e motivon Edipin për të kërkuar përgjigje për vete tek orakulli, i cili i thotë profecinë e kobshme (se do të vrasë të atin e do të martohet me nënën). Kështu, ai vendos të ikë në Tebë. (Kjo fabul dihet nga spektatori që në fillim). Rrugës grindet rastësisht me një njeri dhe e vret. Kur mbërrin në Tebë, ofrohet për të zgjidhur enigmën e sfinksit dhe kjo rastësi fatale e bën atë mbret dhe burrë të Iokastës. Tirezja i verbër i zbulon të vërtetën dhe më pas ai verbon veten.SUBJEKTI është organizimi i ngjarjeve në mënyrë të lirë, sipas përzgjedhjes së autorit, dhe nuk kushtëzohet nga rendi kronologjik i ngjarjes që kërkon identifikimi i fabulës. Subjekti ka disa pika (nisjen, zhvillimin, kulmin, zgjidhjen), të cilat i kërkon vetë struktura e rrëfimit.Narratori dhe personazhetNARRATORI është zëri përmes të cilit ndërtohet rrëfimi. Ai mund të jetë një zë i jashtëm ose pjesë nga tërësia e personazheve, një dëshmitar i ngjarjes etj. Këndvështrimi i narratorit përcakton edhe vendin e tij në vepër. Nëse bëhet pjesë e ngjarjeve, atëherë ai rrëfen në vetë të parë e nëse nuk është pjesëmarrës në historinë e rrëfyer, atëherë ai rrëfen në vetë të tretë. Narratori mund të ndërlikojë edhe pozicionimet e tij brenda veprës letrare duke i ditur të gjitha gjërat e, në këtë rast, ai quhet omnishent ose ka raste kur autori nuk zbulon shumë për të ruajtur asnjanësinë ndaj personazheve që vetëzbulohen gjatë rrëfimit. Një vepër mund të ketë edhe disa narratorë, siç ndodh në letërsinë epistolare.PERSONAZHI është element thelbësor në një tekst letrar dhe arsyeja e ekzistencës së trillit artistik. Kujtojmë që objekti i letërsisë është njeriu e bota. Njeriu në vepër kthehet në personazh. Uilliam-Adolf Bugëro, Oresti i përndjekur nga Erinitë27

