Page 30 - Demo
P. 30


                                    1. Personazhet ndahen në personazhe kryesore dhe dytësore. Personazhi kryesor ka rolin e protagonistit, kurse të tjerët plotësojnë. Personazhet identifikohen edhe me termat heroi, antiheroi, protagonisti, karakteri. Ka edhe personazhe bashkëvepruese, të pandashme (rezonore), siç janë Don Kishoti e Sanço Pança, që i alternojnë vetitë e tyre pozitive dhe negative.  Don Kishoti dhe Sanço Panço. Ilustrim 2. Personazhet mund të jenë imagjinare, reale ose historike dhe krijohen në varësi të temës ose qëllimit të autorit. Ata zbërthehen së brendshmi e portretizohen së jashtmi me anë të përshkrimit, paraqitjes së mendimeve, ndjenjave, veprimeve etj. 3. Personazhet karakterizohen nga ndryshueshmëria. Ata mund të ndryshojnë në raport me stadin fillestar të shfaqjes në tekst ose të mbeten të njëjtë në të gjithë subjektin, si me veten ashtu edhe me të tjerët. P.sh.: në fund të romanit të Servantesit, Don Kishoti bëhet i vetëdijshëm se librat kalorësiakë ishin jorealë. Kur pajtohet me realitetin, ai vdes, sepse s’mund ta pranojë atë si të tillë. Pra, Don Kishoti ndryshon në raport me shfaqjen dhe pikëpamjen e tij të parë.Tema, motivi dhe idejaTEMA. Një tekst, që karakterizohet nga rrëfimi, ka disa elemente dalluese mbi të cilat ndërtohet analiza apo vlerësimi përgjithësues. Teksti ka një pikënisje dhe përqendrohet në një çështje të caktuar. Çështja mbi të cilën shtjellohet teksti letrar, ka të bëjë me temën. Zakonisht, veprat letrare e sugjerojnë temën që në titull, sidomos kur i referohen protagonistit. Kujtojmë këtu veprat: Odisea nga Homeri, apo Skënderbeunga Sabri Godo, të cilat e sugjerojnë kuptimin e temës që në kontaktin e parë me titullin. Në një pjesë të veprave letrare, tema lidhet me frymëzimin kryesor, p.sh.: Romeo dhe Zhuljeta trajton temën e dashurisë dhe të përfundimit të saj tragjik; romanet e Balzakut te Komedia njerëzore u frymëzuan nga jeta shoqërore e kohës; Kështjella e I. Kadaresë ka temë qëndresën e kështu me radhë. Tema universale që shfaqen në të gjitha letërsitë botërore, janë: jeta, vdekja, dashuria, fati etj. MOTIVET (lat.: motivum - nxitje) janë njësitë përbërëse të vetë temës: mbështetjet e saj, lëvizjet e brendshme, nxitjet. Te poezitë, motivet janë shumë të rëndësishme (njësohen me temën) dhe kanë karakter të brendshëm, pasi me to ndërtohet raporti personal i poetit, ndryshe nga veprat e shkruara në prozë, ku mund të dallohen vetëm motivet tipike. Në tekstet letrare, motivet mund të jenë të lidhura ose të lira. Motivi i lidhur është organikisht në linjë me rrjedhën e rrëfimit, motivi i lirë jo domosdoshmërisht lidhet me ngjarjen. Kujtojmë që te Cikli i Kreshnikëve trajtohet kryesisht tema e lirisë, qëndresës, nderit, jetës së pavarur të kreshnikëve, ndërsa motivet janë të ndryshme në këngë të ndryshme. P.sh.: hasim motivin e rrëmbimit të vashës te Martesa e Halilit, motivin e mbrojtjes së nderit të familjes te Gjergj Elez Alia, ku tema është dashuria e motrës për vëllanë dhe e anasjella. Edhe tek Iliada, argument qendror është mëria e Akilit, ndërsa motiv është fataliteti tragjik, pasi fati i Akilit është i paracaktuar. IDEJA e një vepre letrare ka të bëjë me mendimin, qëndrimin që shfaqet për një problem të caktuar. Ajo shihet edhe si element i strukturës së veprës, sepse kështu ndihmon në kuptimin e saj. Tek Odisea, poema jep idenë e një kthimi që nuk ka të sosur, idenë e mallit dhe të ankthit të një pritjeje etj. 28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34