Page 31 - Demo
P. 31
Mjedisi, koha dhe atmosferaMJEDISI. Një vepër letrare nuk ka sesi të krijohet jashtë një kohe a vendi të caktuar. Mjedisi nuk është pjesë e veprimit, por është kusht që ai të ndodhë. Ndonjëherë, mjedisi përcakton edhe thelbin e ekzistencës së veprave letrare, sepse mbështet dhe u jep kuptim ngjarjeve dhe motivon veprimet e personazheve. Nëse i referohemi romanit Kronikë në gur, ai nuk do të kishte të njëjtin kuptim, në rast se rrëfimi do të ishte vendosur në një qytet tjetër (bregdetar). Këtu mjedisi është qëllim në vetvete, pasi ngërthen personazhet dhe strukturimin rrëfimtar me specifikën “e gurtë”. Mjedisi, pra ky qytet, e bën romanin të funksionojë në tërë poetikën e tij.KOHA. Teksti letrar ndërtohet gjithnjë mbi një përcaktim kohor, edhe pse ai varion. Aty autori mund t’i referohet një kohe historike (kalendarike), ose imagjinare, por ai mund të ketë interes edhe te një kohë tjetër që i duket më e rëndësishme, ajo e përjetimit të personazheve. Koha si koncept matës bëhet faktor përcaktues i dinamikës së historisë që do të rrëfehet në një vepër letrare, edhe pse në të ajo shkrihet, copëzohet, njësohet, bëhet e pakohë, se për matjen e saj në një vepër letrare nuk ka njësi të caktuar. Mjedisi, koha, ndërveprimi i episodeve të ngjarjeve, rolet e personazheve, gjendja e tyre shpirtërore dhe psikologjike ndërtojnë një të tërë. Kjo ndërthyrje elementesh lidhet me tërë atmosferën e veprës.Stili dhe gjuha STILI (nga stilus - shkop që përdorej për të shkruar në dërrasa prej dylli) lidhet me mënyrën se si kryhet një veprim, pra vetë shkrimi.Nëse e shohim si mënyrë organizimi gjuhësor në veprën letrare, ai bëhet pjesë studimi e vetë stilistikës. Në letërsi, ai i referohet mënyrës se si shkruan një autor. Përcaktimi i stilit si zgjedhje personale vjen nga klisheja e Bufonit (Buffon) “stili është vetë njeriu”, pra që në gjenezë ai lidhet me subjektivitetin. Autorë të tjerë e lidhin stilin me origjinalitetin (G. Leopardi) apo e shohin si mënyrë formësimi, si zgjedhje mundësish që i përmban vetë gjuha.Herbert Xhejms Drejpër, Uliksi dhe sirenat Skema për analizën e një romaniNiveli i veprimevendarja në sekuencafabula dhe subjektikoha e ngjarjes dhe koha e rrëfimitveprime të planit të parë dhe veprime në sfondNiveli i personazhevekarakterizimiroliatributesistemi i personazheveNiveli i rrëfyesitrrëfyesikëndvështrimi ose fokalizimiteknika të përdorura për përfshirjen e personazheve 29

