Page 32 - Demo
P. 32
S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Rikujtoni njohuritë kryesore për tekstin poetik, tregimtar dhe dramatik me anë të një kllasteri. 2. Çfarë është poezia? Jep një përkufizim me fjalët tuaja, duke u nisur nga elementet që e përbëjnë atë. 3. Cili është elementi thelbësor i poezisë që e bën të dallueshëm poezinë nga llojet e tjera letrare? 4. Si ndërtohet skema ritmike nëpërmjet kombinimit të theksave tonik? (çdo fjalë ka theksin e saj tonik)5. Kur themi se dy vargje rimojnë?6. Renditni elementet përbërëse të tekstit tregimtar dhe shpjegoni kuptimet e tyre.7. Cili është dallimi mes fabulës dhe subjektit?8. Cili është roli i rrëfimtarit në një vepër letrare? Cili mund të jetë pozicioni i rrëfimtarit në vepër?9. Shpjegoni dallimin mes koncepteve: kohë e jashtme dhe kohë e brendshme.19. Gjeni shembuj të didaskalive në një tekst dramatik dhe shpjegoni përdorimin e tyre. 11. Si klasifikohen personazhet sipas llojit, rolit dhe funksionit të tyre?12. Shpjegoni se si në një tekst letrar siguron funksionin estetik nëpërmjet gjuhës. Analizë përmes shembujve 13. Analizoni tekstet e dhëna në bazë të elementeve të llojit letrar që i përkasin. “Medea” “Iliada”MedeaS’ka si bëhet ndryshe; ti ke plot të drejtëkëto të m’i thuash, se s’pëson si unë.KoriDo guxosh, moj grua, djemtë e tu të vrasësh?MedeaPo, se kështu vetëm burri im do digjet.KoriPo dhe ti do bëhesh grua më e mjerë.MedeaMori fund, mbaroi; fjalët janë të tepërta.(Duke iu drejtuar Mëndeshës)Po ti nisu, ecë, e ma thirr Jasonin,sepse ty të kemi njeri të besuar.Shih mos ia thuash njeriu planin,Në i do tët zotër edhe në je grua.Lot duke derdhur iu qas burrit pranë, për dore e kapi dhe i tha me emër: “Gjithë ky guxim, o i shkretë, do të hajë kokën. Si s’ke pak dhembje për tënd bir fërishte e as për mua korbën, që pa ty së shpejti do mbesë e ve, pse përmi ty mbarë danajt do të vërsulen për ta shuar jetën. Si t’rroj pa ty? Për mua më mirë do të ishte t’hyj gjallë në dhè. Kur të vdesë ora jote, asnjë shpresë jetën s’do ma ngrohë, veç brengat. Babën s’e kam as zonjën nënë të ndritur, të mjerin babë ma vrau Akil Hyjnori…GJUHA. Forma letrare të ndryshme kanë veçoritë e tyre stilistike. Epika ka në thelb të saj rrëfimin dhe stili epik e përsos këtë element. Lirika ka në qendër të saj lidhjen e fortë mes fjalëve dhe përpunimin e tyre gjuhësor. Dramatika e mbështet organizimin gjuhësor në mjeshtërinë e ndërtimit të dialogut dhe të monologut. Veçoria e përbashkët e të tria gjinive, është dallimi i kësaj gjuhe nga gjuha e zakonshme.Stili dhe gjuha diferencojnë autorin dhe tekstin duke i dhënë secilit veçantinë përkatëse artistike. Në të tria gjinitë përpunimi gjuhësor shkon në përshtatje me llojin krijues. 30

