Page 33 - Demo
P. 33


                                    “Don Kishoti i Mançës”– Po në qofsh gjallë e në qofsha gjallë, mund të rastisi brenda në gjashtë ditë të fitoj ndonjë mbretëri, e cila të ketë nën hije të saj disa mbretëri më të vogla, që të ujdisim për ty dhe të të kurorëzoj mbret në njërën prej këtyre. – Në këtë mënyrë, – u përgjigj Sanço Pança, – në u bëfsha mbret me ndonjë mrekulli nga ato që më tregon hirësia jote, aherë, të paktën, plaka ime shtrembanike, Vanka e Opingaxhiut, a do të bëhet mbretëreshë dhe bijtë e mi princër. – Kush dyshon? – e pyeti Don Kishoti.– Dyshoj unë, – u përgjigj Sanço Pança, – se edhe sikur Perëndia t’i derdhë mbretëritë si shi mbi tokë, asnjë prej syresh nuk do të ujdisë tamam për kokën e Vankës së Opingaxhiut. – Lëre në dorë të Perëndisë, Sanço, – u përgjigj Don Kishoti. – Ai do t’i japë atë që i jakështis më tepër. Reflektim dhe vlerësim dijesh 14. Shpjegoni si matet gjatësia e një vargu.15. Vendosni theksin për çdo fjalë, në vargjet e dhëna. Shënoni me zanoret në të cilat bie theksi dhe me vizë (–) zanoret e patheksuara. Studioni me kujdes si ndërtohet ritmi i brendshëm përmes këtij kombinimi. Për shembull: nëna, motra, nusja, dalin.“Himni i flamurit”, F. NoliO Flamur gjak, o flamur shkabë, ______________________________o vënd e vatr’ o nën’ e babë, ______________________________Lagur me lot, djegur me flagë, ______________________________Flamur i kuq, flamur i zi. ______________________________16. Në strofën e dhënë më sipër përcaktoni llojin e strofës, rimës, gjatësinë e vargut. Identifikoni fjalët kyçe dhe figurat letrare. 17. Shpjegoni ndryshimin midis poezisë tradicionale dhe asaj moderne nëpërmjet teksteve të mëposhtme:“Korça”, Naim Frashëri “Të lindet një njeri”, MigjeniO vëllezër shqipëtarë, gëzohi që erth kjo ditë Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë, Që sjell gjithë mirësitë! Kjo është një dit’e rezë, që bie vëllazërinë e dëbon jetën e zezë dhe ndarjen e marrëzinë.Të lindet një njeringa gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakëtpër një gen të ri, –Të lindet një njeri!Pa hyll në ball – por që me fjalë të pushton,që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojërrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton. Fjala dhe përdorimi i saj 18. Kritikët vlerësojnë se Eskili shkruan me një gjuhë të ngjeshur. Po autori juaj i parapëlqyer? Detyra dhe këshilla 19. Sillni në klasë shembuj poezish me gjatësi të ndryshme metrike (nga dyrrokëshi deri te trembëdhjetërrokëshi). Tregoni ku bien theksat ritmikë në vargun tek dhe në atë çift.20. Sillni në klasë poezi me lloje të ndryshme rimash. Shpjegoni si ndërtohet ritmi në shembujt që sollët.21. Zgjidhni një tregim, ku të analizoni elementet e tekstit letrar (subjektin, kohën kur zhvillohen ngjarjet, rrëfimtarin, personazhet etj.). 22. Zgjidhni një tekst dramatik, ku të analizoni elementet e tekstit letrar (llojin e tekstit dramatik, aktet, skenat, personazhet, kohën dhe funksionin e didaskalive etj.). 31
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37