Page 36 - Demo
P. 36


                                     Folklori dhe llojet e tijMe termin folklor kuptohet tërë ajo krijimtari artistike e përcjellë nëpër shekuj, e cila përfshin krijimet gojore, muzikore, koreografike etj. të një populli. Folkloristika është shkenca që merret me hulumtimin dhe studimin e kësaj krijimtarie. Folklori, si tërësi krijimesh të larmishme të kulturës materiale e shpirtërore, është mjaft i hershëm. Në të përfshihen krijime, të tilla si: këngë, valle, përralla, fjalë të urta, gjëegjëza, lojëra e pantomima, formulime ritualesh në festa fetare, në dasma, lindje, vdekje, në punët bujqësore e blegtorale. Thimi MitkoMBLEDHËS DHE STUDIUES TË FOLKLORITFolklori shqiptarLlojet e folklorit• Krijimtaria folklorike gojore (poezia, legjenda, përralla, anektoda, proverbi dhe gojëdhëna).• Krijimtaria folklorike muzikore.• Krijimtaria folklorike koreografike (vallet popullore). • Krijimtaria folklorike dramatike (lojëra në festa familjare, karnavale, pantomima etj.).Kjo krijimtari ka qenë e pandarë nga jeta e njeriut dhe përmes saj janë përcjellë të dhëna të rëndësishme të jetës dhe të historisë së një populli, të një krahine apo të një fshati të caktuar. Edhe pse folklori është i pandarë dhe i lidhur ngushtë qysh në gjenezë me historinë e popujve, studimet mbi të janë relativisht të vona. Vetëm gjatë shekullit XIX ato studime nisën të kenë përhapje të gjerë e të dallojnë për nivelin e tyre shkencor. Ishte koha kur nisën të formoheshin shtetet-kombe, çka, gjatë kësaj kohe, po bëhej aspiratë e shumë popujve. Krahas të dhënave prej fushave e dijeve të tjera, përmes folklorit, mund të përcilleshin fakte të rëndësishme për të ndërtuar e për të dëshmuar profilin nacional të këtyre popujve.Mbledhësit dhe studiuesit e folkloritPër folklorin shqiptar kanë treguar interes mjaft albanologë të huaj, si: Han, Rainhold, Dozon, Pedersen, Majer etj. Krahas tyre, gjatë epokës së Rilindjes u shquan edhe mbledhës e studiues shqiptarë të kësaj krijimtarie të pasur popullore. Ndër më të njohurit janë: Zef Jubani, Spiro Dine dhe sidomos Thimi Mitko me përmbledhjen Bleta shqiptare, e botuar më 1878 në Aleksandri të Egjiptit, ku ai jetonte e punonte prej shumë vitesh. Në këtë botim, përfshihen krijime gojore nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga arbëreshët e Italisë dhe arvanitasit e Greqisë, duke i dhënë librit një përfaqësim gjithëkombëtar. Thimi Mitko i kishte kushtuar kësaj vepre vite të tëra udhëtimesh e kontaktesh me njerëz të shumtë, me bindjen se përmes botimit të saj (sikundër e thekson në hyrjen e librit) do të jepej një ndihmesë për të ruajtur nga harresa traditat dhe gjuhën amtare. Në këtë mënyrë, bashkatdhetarët do të nxiteshin drejt zhvillimit dhe përparimit si kombet e tjera. Për mbledhjen dhe studimin e folklorit kanë kontribuar edhe mjaft arbëreshë, si Vincenc Dorsa, Dhimitër Kamarda etj. Një punë të çmuar arriti sidomos De Rada, përmes botimit të  Rapsod34
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40