Page 37 - Demo
P. 37
përmbledhjes me 72 këngë arbëreshe Rapsodi të një poeme shqiptare (1866), ku përfshihen balada, këngë trimërie, këngë dashurie, këngë dasme, të cilat i mblodhi nëpër katundet arbëreshe të Italisë.Në vitet e mëvonshme, nis një punë më e thelluar për mbledhjen dhe studimin e folklorit. Një ngjarje e madhe ka qenë botimi i serisë në 15 vëllime Visaret e kombit(1937-1944), krahas botimeve të tjera, si: Zana popullore(1933) e Përralla kombëtare (1942). Në këto botime është përfshirë një lëndë mjaft e pasur krijimesh folklorike, ku krahas Karl Gurakuqit, Filip Fishtës, Lef Nosit, Kol Kamsit etj., shquajnë si mbledhës e botues mjaft të përgatitur e të përkushtuar, Donald Kurti e Bernardin Palaj, të cilët dhanë kontributin kryesor në përgatitjen e asaj vepre monumentale shumëvëllimshe, siç është Visaret e kombit.Mbledhja, botimi dhe studimi i folklorit kanë vazhduar e njohur rritje të mëtejshme edhe në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Ngritja e instituticioneve përkatëse për studimin e folklorit dhe të kulturës popullore, me revistat dhe botimet e tyre periodike, krijoi kushte për thellimin e punës mbledhëse e studimore të kësaj krijimtarie. Janë Jeronim De RadaPËRRALLA është pjesë e letërsisë gojore, e pranishme në çdo folklor. Ajo shihet si një krijim që shkrin kufijtë mes reales dhe imagjinares, së arsyeshmes dhe së habitshmes, loja e të cilave ndihmohet edhe nga zgjedhje të gatshme gjuhësore, siç janë formulat: na ishte njëherë, shtatë male kaptuar etj.të njohur për kontributin e tyre në këtë fushë studiues me emër, si: Qemal Haxhihasani, Anton Çeta, Mark Krasniqi. Karakteristikat kryesore të folkloritTipar i krijimeve folklorike, është anonimati i tyre. Ato kanë doemos një fillesë autoriale, por që humbet e nuk përbën rëndësi gjatë përcjelljes së krijimit në kohë e mjedise të ndryshme. Krijimet folklorike kryesisht interpretohen dhe përcillen në mënyrë kolektive, në festa, gëzime e situata të ndryshme familjare etj. Mënyra se si përcillet kjo krijimtari në kohë dhe mjedise të ndryshme, sjell dhe shfaqjen e varianteve të larmishme. Pra, i njëjti krijim, gjatë kalimit të tij nga njëri interpretues te tjetri, pëson ndryshime, të cilat mund të jenë vetëm nuanca të lehta e anësore, por edhe më të thella, duke u ruajtur vetëm bërthama e motivit. Për studiuesit, interpretimi LEGJENDA (gojëdhëna) është një tregim fantastik, që transmetohet brez pas brezi dhe që lidhet ngushtë me njëperson ose vend, si p.sh.: legjenda e murimit, legjendat mbi Skënderbeun etj. Ajo ka në thelb të saj njeriun dhe përpjekjet e tij për të triumfuar mbi padrejtësitë; në luftë me natyrën, me të keqen etj. Shpesh, legjendat, si lloje letrare që i takojnë letërsisë gojore, janë përpunuar edhe më tej në letërsinë e shkruar. Poeti Mjedja e ndërfut legjendën e Rozafatit te soneti Scodra. Një variant i saj është trajtuar edhe në fushën e kinematografisë (filmi Muri i gjallë, 1989). Kësisoj, legjendat janë rrëfime që mbijetojnë në çdo kohë, por pësojnë ndryshime gjatë përcjelljes në breza. Ato shfaqen në formë poezie ose proze dhe shpesh pasurohen me elemente fantastike. Festime tradicionale35

