Page 38 - Demo
P. 38


                                    mbi variantet e krijimeve folklorike përbën një fushë me mjaft interes. Studimi i tyre ndihmon për të nxjerrë në pah rrethana dhe dëshmi historike, gjuhësore, zakonore e politike, nisur nga ndryshimet e ndodhura në tekste apo në regjistrat e melodive.Në folklor ka motive që lidhen me çështje të historisë e traditave kombëtare, por ka edhe nga ato universale, siç janë motivi i ringjalljes, motivi i murimit, motivi i rinjohjes dhe ai i metamorfozës. Këto janë motive qarkulluese, të ardhura nëpër shekuj prej vendeve e prej kohëve më të largëta, apo prej religjioneve e kulturave të ndryshme të popujve. Tipar i rëndësishëm i krijimeve folklorike, është dhe sinkretizmi, që lidhet me parimin e gërshetimit dhe të shkrirjes brenda një krijimi të veçorive të disa zhanreve artistike. Tekstet folklorike nuk kanë prirje të recitohen në mënyrë të pavarur, por kombinohen sipas rastit, me melodi, me instrumente muzikore, me lëvizje koreografike (valle), si dhe me gjeste pantomimike apo aktrim. Në folklorin gojor përfshihen:këngët dhe ritet familjare, të motmotit, proverbat dhe gjëzat, përrallat, këngët legjendare, këngët historike, këngët e dashurisë etj. Brenda tyre qarkullojnë një mori zhanresh, të cilat u kushtohen situatave të ndryshme, rrethanave e marrëdhënieve njerëzore, siç janë:vajet, baladat, ninullat, gjamat e burrave, këngët e kurbetit, këngët e rinjohjes së burrit me gruan, të vëllait me motrën, të vëllait me vëllanë, këngët e humorit, fabulat, anekdotat etj. Kujtojmë disa proverba: Puno si rob të hash si zot.  Pa ngrënë hudhra nuk mban erë goja.  Ujku mjegull kërkon.  Po t’i marrësh lopës tërë qumështin, i ngordh viçi.  Punon kau të hajë gomari.  Ai stan atë bulmet ka.  Shpejt hidhet guri në lumë, por nuk nxirret dot lehtë.Shembuj nga llojete folkloritNinullëNina nana, birin tem,Birin që ma zë gjumiGjumë i lehtë gjumë i ambëlI ban nana përshesh me tamël.Këngë e riteve të motmotitMoj zonj’ e uruarFle apo je zgjuar?Hidhi llozë derësSe erdhi dit’ e verësNgrehu nuse hap qilarëTë gostit këta beqarë.Këngë për Ditën e VerësLum e lum që duel vera,Na u mbush fusha dhen e shtjerra,Na u mbush fusha dhen e shtjerra, Gjysa t’bardha e gjysa t’zeza.Krijime folklorike janë dhe gjëegjëzat:  Një njeri një pëllëmbë/ha veten e tij me dhëmbë (qiriri).  Sërë-sërë, pa pe e pa gjilpërë (çatia).  Njëherë në mot del e kullot (drapri).  Një hu me kapelë (çadra).  Qan natë e qan ditë/ lot nuk nxjerr asnjë pikë (macja).Në krijimet folklorike ndeshen e shpërthejnë figura dhe imazhe mahnitëse në përshkrimet e natyrës, të bukurisë e hijeshisë së femrës, të kujtimit për trimat dhe njerëzit e dashur që nuk jetojnë më. Krahasimet, metaforat, simbolet dhe një mori figurash të tjera stilistike, krijohen dhe derdhen me mjeshtëri e spontanitet të rrallë dhe prej tyre marrin frymëzim edhe poetë e shkrimtarë të ndryshëm.  Lojëra populloreTipare të folklorit• anonimati• motërzimi• improvizimi• sinkretizmi• kolektiviteti36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42