Page 39 - Demo
P. 39


                                    Ja disa vargje të shkëputura nga ky thesar i folklorit: Ç’jan’ ato zonja që vijnë?Ajo që mban lahurinëmurga, ç’e shëron njerinë. Prilli e mai shkuan e vanëtrëndafili u mbaruaKush s’ka parë jargavanëtë shohë faqet e tua. Shkon me bukuri mbi kryemë të faltë perëndiasi hëna kur del me yjeti m’i lojte ment e mija. Fustanella palë-palëhapur si një fushë e bardhë. O ju malet me dëborëpse s’qani hallet e mia. Kali i kuq po qan të zonë... Këto dhe shumë krijime të tjera, janë përjetime ndjenjash të holla e dramash të thella, që zgjojnë emocion, si te dëgjuesit, ashtu dhe tek interpretuesit e tyre.Në një nga baladat lirike, drama tronditëse e dashurisë së humbur, përcillet me vargjet: Do të dal, moj nënë,do të dal nga malet,T’i thërras bandillit,vallë mos më ngjalletDo të dal, moj nënë,do të dal nga brigjet,T’i thërras bandillit,vallë mos përgjigjet,Do të dal, moj nënë,do të dal nga vreshtat,T’i thërras bandillit,Mos i gjinden eshtrat. (Visaret e kombit)Folklori shqiptar ka njohur një vlerësim të lartë edhe nga publiku dhe studiuesit e huaj për larminë e këngëve, të valleve e kostumeve popullore, të cilat dëshmojnë ndjeshmëri e fantazi të pasur artistike, si dhe origjinalitet krijues. Ato përcillen si një krijimtari aktive, e cila vazhdon të funksionojë e të mbartet edhe sot e kësaj dite nga njerëz të krahinave e moshave të ndryshme.Tri gjinitë e krijimtarisë folklorike• Gjinia epike (epika legjendare: Këngët e Mujit dhe Halilit, Gjergj Elez Alisë dhe epika historike ku përfshihen këngë që pasqyrojnë ngjarje të ndryshme nga historia).• Gjinia lirike (këngët e dasmës, të dashurisë, të mërgimit, vajet, ninullat etj.).• Gjinia epiko-lirike (baladat, ku përfshihet ato me motivin e rinjohjes, të murimit, që dallohen për karakter tregimtar, ngjarje të jashtëzakonshme dhe mitike).S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Ç’kuptojmë me tremin folklor? Po me folkloristikë? Shkruaj përkufizimet e tyre.  Folklori ____________________________________________________________________________________________  Folkloristika ______________________________________________________________________________________2. Renditni disa nga krijimet që bëjnë pjesë në folklor:___________________, ___________________, ___________________, ___________________, ___________________.37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43