Page 40 - Demo
P. 40
3. Si i klasifikojmë krijimet folklorike sipas llojit të tyre? Po sipas gjinisë? Sipas llojit:a) krijimtaria letrare gojore: poezia, legjenda, përralla...b) _____________________________________________________________________c) _____________________________________________________________________d) _____________________________________________________________________Sipas gjinisë: a) gjinia epike: epika legjendare epika historikeb) _____________________________________________________________________c) _____________________________________________________________________4. Kur i kanë fillesat e tyre këto krijime? Po studimet për këtë krijimtari të pasur e të larmishme shpirtërore, kur kanë nisur? 5. Folklori shqiptar ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të mbledhësve e të studiuesve shqiptarë, por edhe atyre të huaj. Përmendni disa prej tyre dhe botimet në këtë fushë. 6. Çfarë trajtonte “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos? Ku dhe kur e botoi autori këtë përmbledhje?7. Cili ka qenë kontributi i studiuesve arbëreshë në mbledhjen dhe studimin e folklorit? Ndaluni në punën e çmuar që ka bërë De Rada me përmbledhjen “Rapsodi të një poeme shqiptare”. 8. Cilat janë ato tipare që i bëjnë krijimet e folklorit të dallojnë nga letërsia artistike e shkruar? Analizë përmes shembujve 9. Klasifikoni krijimet e mëposhtme të folklorit sipas llojit e gjinisë. Analizoni karakteristikat e tyre.1 Nina nina po të përkundi Gjumi vjen kadalë kadalë Po vjen gjumi tuj pëvetë E kam vu vajzën në djep Hajde gjum kadalë kadalë A p’e merr ti shumë a pak!2 Shkon furtuna duke klarëQish kërkon? Kërkon behar Kërkon prill e kërkon maj,djalë për veten e saj. 3 O moj nuse mos bën potere,se nesër kimi ditë verePa të shkojmë në mal për lule,Ene të marrim nji voe pule.4 - Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.- Fshati që duket s’do për kallauz !- Po e mendove rrugën për shkurt, dije që ajo do të të dalë më e gjatë.- Gjuha kockë s’është e kocka thyen.- I zoti e di ku i pikon çatia.5 Duket tamam si shtëpi,katër mure, një çatinjë mijë veta brenda kaqë punojnë pa ja da!Reflektim dhe vlerësim dijesh 10. Shpjegoni punën që është bërë për mbledhjen dhe studimin e krijimeve të folklorit shqiptar deri më sot.11. Ç’kuptojmë me termat: anonimat, motërzime, sinkretizim dhe karakter kolektiv në krijimtarinë e folklorit? Sillni shembuj të ndryshëm për të ilustruar secilin tipar të folklorit. Detyra dhe këshilla 12. Gjeni për të njëjtin krijim të folklorit së paku dy variante. Diskutoni në klasë me shokët për ndryshimet që ka pësuar krijimi nga njëri variant në tjetrin.38

