Page 42 - Demo
P. 42


                                    Burimet autentike të këtij eposi rezultojnë të jenë jo vetëm mjaft të hershme, por edhe me një forcë të spikatur artistike dhe mbishtresimet tekstore në të, nuk janë aq të shumta, në raport me materialin burimor. PersonazhetBoshtin e këtyre këngëve e përbëjnë bëmat e Mujit dhe të Halilit, të cilët janë vëllezër dhe ndiqen nga një çetë me tridhjetë agallarë nga Jutbina. Figurë e njohur është Ajkuna, e shoqja e Mujit, Omeri i ri, djali i tyre, si dhe shumë personazhe të tjera, që përfshihen në ngjarje e konflikte të ndryshme me kundërshtarët e tyre, të cilët janë krajlët e bregdeteve dhe hajdutë e kaçakë të ndryshëm. Përballjet mes çetës së kreshnikëve dhe kundërshtarëve të tyre përshkruhen në vargjet e këngëve me detaje e sjellje të përmasave të mbinatyrshme. Kështu, fuqia dhe trimëria e Mujit (që i mori ato nga qumështi i zanave) e kanë bërë atë aq të fortë e me energji të jashtëzakonshme, saqë burimet shterin kur ai pi ujë dhe dushqet e malit lëvizin nga vendi kur ai merr frymë. Muji kujdeset për familjen: përpiqet të mbajë të paprekur nderin e së motrës dhe të gruas: kujdeset t’i gjejë nuse të vëllait, t’i mësojë të birit artin e luftës dhe ta bëjë kreshnik, si veten. Me njerëzit e shtëpisë sillet si malësor; nuk e lë të shoqen të baj vaj në konak për vdekjen e Omerit; e quan si fyerjen më të turpshme t’i mbetet gruaja në duart e kundërshtarit. Ai pret e përcjell agët, i mbledh në kuvend sa herë që ka ndonjë çështje të rëndësishme për të shtruar, i dëgjon me vëmendje në bisedë, por edhe i kritikon ashpër, kur e teprojnë me lëvdatat e tyre, kur nuk u bien pas miqve a shokëve që u mbeten në Krajli. Figurat e heronjve epikë në më të shumtën e rasteve përfaqësojnë tiparet e një kombi dhe idealet e tij. Në Ciklin e Kreshnikëve, Muji përfaqëson disa nga tiparet kryesore të shqiptarëve. Kjo është një nga arsyet pse këngët marrin karakter kolektiv.Këngët më të bukura• Martesa e Mujit• Martesa e Halilit• Vdekja e Omerit• Ajkuna qan Omerin• Omeri prej Mujit• Deka40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46