Page 43 - Demo
P. 43


                                    Po kaq trim është edhe Halili, i cili shfaq ndërkaq edhe njeriun që nuk pajtohet me traditat e vjetra zakonore, duke simbolizuar përpjekjet e kohës për të sjellë të renë në mënyrën e jetesës. Halili është shok armësh i vëllait, i guximshëm dhe besnik. Ai e respekton autoritetin e vëllait, nuk ia bën fjalën dysh, qoftë për punët që i ngarkon brenda shtëpisë, qoftë kur i kërkon të dalë “për me çetue në bjeshkë” a për luftime në Krajli. Të dy vëllezërit gjenden gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në krye të çetës që udhëheqin në luftime, në gjah apo kur mblidhen në kuvend. Figurat femërore luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e subjekteve të këngëve. Gratë e shtëpisë, nëna, motra apo gruaja, janë të shenjta në psikologjinë e shqiptarit, ato quhen të paprekshme. Rrëmbimi i grave të familjes ishte një akt shumë i rëndë për kreshnikët. Nëna e kreshnikëve është këshilltare dhe ndihmëse e nderuar e bijve të saj. Lartësimi dhe vlerësimi që i bëhet figurës së nënës në familjet e kreshnikëve në eposin tonë nxjerr në pah gjurmë të shoqërisë matriarkale. Ajkuna, gruaja e Mujit dhe nëna e djalit të Mujit, Omerit, është një grua e fortë që i ndihmon kreshnikët. Ajo nuk ndërhyn në punët e burrave, përveç rasteve kur sheh se nuk veprohet ashtu siç duhet, kur sheh se ata zemërohen me njëri-tjetrin. Në rapsodinë “Gjergj Elez Alia”, personazhi emblematik femëror, motra e Gjergjit, përfaqëson figurën e motrës së përkushtuar, e cila e kalon jetën duke u përkujdesur për vëllanë që po dergjet në shtratin e vdekjes. Në disa prej rapsodive paraqiten të ashtuquajturat gra kreshnike, të cilat janë trimëresha njëlloj si burrat. Ato luftojnë nëpër bejlege dhe mundin kundërshtarin me forcë dhe trimëri të pazakontë, janë të gatshme të luftojnë deri në vdekje për të vënë në vend nderin; ua presin kokën kundërshtarëve pa u stepur për asnjë çast, njëlloj siç bëjnë edhe vetë kreshnikët. Këto heroina ndeshen në rapsodi të tilla, si: Çika e plakut Emin Agë pret në mejdan Baloze Delinë, Çika e plakut Mehmet Agë pret në mejdan Marke Lutisllavin, Kuna e plakut tetdhet vjeç pret në mejdan bajlozin e detit etj. Heroinat dalin në dyluftim për të mbrojtur nderin e etërve të tyre, në rastin kur familjet nuk kanë djem dhe etërit në moshë të thyer nuk mund të luftojnë vetë. Rrjedha e ngjarjeveNgjarjet e këtyre këngëve përcillen nëpër situata e vende nga më të ndryshmet. Betejat e dyluftimet mes heronjve dhe kundërshtarëve të tyre janë mjaft të ashpra e shkojnë deri në shkatërrime banesash e në rrëmbime grash. Personazhet e Ciklit të Kreshnikëve janë në konflikt të vazhdueshëm me krajlët feudalë, madje mund të thuhet se krejt i gjithë cikli përshkohet nga ky konflikt. Në shumicën e rapsodive paraqitet zemërimi i heronjve për një fyerje në kuvend, për shkelje të nderit, për dhunim të varrit etj.: zemërimi ngre nga varri Mujin dhe Halilin, ngre nga shtrati i vdekjes Gjergj Elez Alinë etj. Pothuajse në çdo këngë të Ciklit të Kreshnikëveka një dyluftim, i cili në epos quhet “mejdan” ose “bejleg”, midis një kreshniku dhe një sllavi ose siç quhet ndryshe në rapsoditë tona “shkiu”, pra kemi si të thuash, një protagonist i cili është “kreshniku” dhe një antagonist që është “shkiu” (Krajli i Kotorrit, i Senjës, i Zadrës, Pajo Harambashi, Behuri, Kraleviq Marku etj). Kreshniku ose kapedani që hyn në bejleg quhet “bejlegxhi”. Bejlegxhitë dalin në mejdan përmbi një fushë të gjerë, “n’nji log të gjanë”. Bejlegu ka rregulla të caktuara në lidhje me caktimin e një afati, që zakonisht është një javë, me përdorimin e të gjitha armëve njëra pas tjetrës. Ka edhe momente kur mes tyre vendoset paqja dhe rinis jeta e zakonshme, derisa betejat fillojnë sërish, sikur ky të jetë cikli i natyrshëm i jetës. Në morinë dhe frymën e këtyre ngjarjeve, me sa duket, janë të pranishme edhe ndikimet nga eposet e vjetra të kohëve antike, të cilat Temat këngëve1. Lufta për mbrojtjen e trojeve nga të huajt.2. Lufta për mbrojtjen e nderit e të dinjitetit familjar e personal.41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47